Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bën paralajmërimin e frikshëm! Çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evropa duhet të përgatitet për një dimër edhe më të ashpër vitin e ardhshëm pasi furnizimet me gaz rus po pakësohen, ka paralajmëruar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i IEA-s, tha se: “Kriza nuk ka mbaruar. Viti i ardhshëm mund të jetë shumë më i vështirë se ky vit.”

Ai tha se Unioni mund të përballet me një mungesë gazi prej 30 miliardë metra kub (bcm) në vitin 2023, nëse Rusia mbyll plotësisht rubinetat dhe vendet do të luftojnë për të rimbushur vendet e magazinimit.

Reagimi vjen pasi Birol dhe Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, zbuluan shifra të reja që tregonin ndikimin ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Kremlini.

Rusia eksportoi vetëm 60 miliardë metër kub gaz në Evropë këtë vit, më pak se gjysma e totalit prej 140 miliardë në 2021, me zyrtarët që paralajmëruan se kjo mund të bjerë më tej vitin e ardhshëm.

Gjithashtu u tha se temperaturat kishin qenë jashtëzakonisht të buta këtë dimër, duke kufizuar kërkesën për ngrohje.

Ndërsa u paralajmërua se nuk kishte garanci se kjo do të ndodhte përsëri vitin e ardhshëm.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV