Gërdeci/ Aldo Bumçi tregon çfarë dëshmoi në SPAK: Kërkova të hetohet kaligrafia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi u paraqit sot në SPAK. Bumçi u pyet nga prokurorët e posaçëm si person që ka dijeni për tragjedinë e Gërdecit.

Bumçi u paraqitur i vetëm në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa tha per mediat se kishte qene i hapur për këtë çështje gjithmonë.

Çështja “Gërdeci” u rihap pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.

“Ministria e Drejtësisë  kishte një sërë vërejtjesh dhe vendimi nuk miratohet. Atëherë vendosen kontakte midis dy ministrive që të merrnin parasysh vërejtjet. Por n qëndrimin zyrtar Ministria e Mbrojtjes i kemi dërguar që nuk kemi vërejtje. Siç e ka MD besoj edhe organet e drejtësisë, përgjigja e dërguar nga ne nuk ka shënime të tilla, veçse me datë dhe protokolle të shënuar. Kur ne i kemi çuar MB që nuk kemi vërejtje del një shkresë që ka një shënim për zotin Shkëlzen Berisha, por kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi. Përgjigja jonë ishte disa ditë më parë se sa shkresa. Nuk kishte nevojë për një shkresë jetë MB sepse ata e kishin shkresën, Por nëse unë kisha nevoja të komunikoja me Shkelzen Berishën do e bëja me faks? S’ke nevojë të çosh. Ministria i kishte shkresat të faktuar, shënimi në cepin e shkresës për zotin Shkëlzen Berisha. Ministri i Drejtësisë lë shënime për vartësit e tij dhe këto shënime të miat janë në shkresa të ministrisë që kam shërbyer. Por nuk ishte as imitim i shkrimit tim. Çështja u shqyrtua kur unë isha deputet i thjeshtë kam ndërmarrë dy akte. Si përgjegjësi politike kam rreshtuar faktet dhe kam bërë kallëzim penal në atë kohë dhe kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nuk ka dy shkrime njësoj, por e theksoj nuk ishte as imitim i shkrimit tim”, tha ai.

Të fundit

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV