“Horror”, avioni i linjës Zyrih–Prishtinë “mbërthehet” nga tymi, pasagjerët thyejnë dyert

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e së mërkurës, nga Aeroporti i Zyrihut një aeroplan do të nisej për në Prishtinë.

Aeroplani do të fluturonte në 5: 45 në mëngjes, por, për shkak të temperaturave të ulëta, duhej të bëhej shkrirja së pari. Pastaj, siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, nisi horrori.

“Dyert u hapën dhe tymi nisi të hynte brenda”, ka thënë një lexues i “Blick”.

Sipas përshkrimit të tij, njoftimet që vinin nga ekuipazhi ishin të paqarta. Fillimisht i kanë kërkuar udhëtarëve të dalin nga aeroplani, pastaj, papritmas i kanë mbyllur dyert dhe u kanë kërkuar të qëndrojnë në vend.

“Njerëzit pastaj filluan t’i thyejnë dyert vetë”, thotë një pasagjer

Edhe pse kompania e fluturimit ka thënë se nuk ishte tym, për pasagjerët ishte kthyer në një situatë delikate e gjithë ajo.

Më pas, udhëtarët janë kthyer në terminalin e aeroportit dhe fluturimi për në Prishtinë është anuluar.

Por, kaosi ka vazhduar edhe në aeroport, pasi nuk është ditur se çfarë do të bëhet me udhëtarët që kishin prerë biletat për në Prishtinë. Kompania e fluturimeve, udhëtimin e radhës në këtë destinacion e ka të enjten.

Kompania e fluturimit ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në avion, duke thënë se nuk ishte një situatë e rrezikshme për pasagjerët.

“Sot në mëngjes, gjatë shkrirjes për fluturimin GM 600 nga Cyrihu në Prishtinë, mbetjet e lëngut të shkrirjes në formën e avujve hynë në avion nëpërmjet sistemit të ventilimit.”

 

 

Të fundit

Spektakolare! Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin e madh për 65 mln euro

Barcelona pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës 2026 dhe në qendër të planeve...

Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga vajzat e huaja që vijnë...

Risi në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të...

Një viktimë dhe disa të shtruar në spital! Fajin e ka… brokoli!

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vetëm pak orë në Kalabri, por tashmë ka ndezur alarmet në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në...

Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lubonja, duke komentuar draftin e Kodit Penal, u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV