“The Independent” shkruan se ngjarja u regjistrua në aeroplanin “Airbus A320” të “AirAsia” më 13 Janar.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri nga anëtarët e ekuipazhit përdori një shishe boshe për të futur gjarprin në një qese të madhe. Akoma nuk është e qartë se si gjarpri përfundoi brenda avionit.
Gjarpri u gjet teksa avioni po përgatitej të ulej në aeroportin e Phuket. Pasi avioni u ul, u kontrolluan të gjithë ambientet e brendshme të tij dhe sipas raportimeve, nuk u gjetën gjarprinj të tjerë./O.S