Sulmi ndaj Berishës/ Nusja e Shkëlzenit e prekur: Nuk e kam përjetuar mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armina Mevlani ka reaguar për herë të parë pasi vjehrri i saj Sali Berisha u godit gjatë protestës që zhvillonte.

Ajo u shpreh në “Goza & Gra” se nuk ka dashur t’i tregojë ndjenjat personale në rrjete sociale, pasi situatën nuk e kanë përjetuar mirë.

Moderatorja u shpreh se është bindur që ka qenë diçka e organizuar dhe se autori është shtyrë nga dikush tjetër.

“Nuk e kemi përjetuar mirë, sepse imagjino që shkon përtej politikës. Përtej sulmit fizik që do të më vinte keq për çdo politikan që do të përballej në atë formë. Sepse nuk goditet vetëm një politikan por të gjithë ata që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për shëndetin e tij. Ajo që më prek është fakti që jam 100 % e bindur që ka qenë diçka e organizuar, pasi  nuk mendon që ka një person që del për qejf…

Arsyet politike që nuk e pëlqejnë që atu ka pasur mijëra njerëz pas tij. Sigurisht që arsye ka. E para punës një person nuk del pa një telefon dhe kartë identiteti pa e planifikuar këtë gjë. Thanë që është person me probleme mendore ndërkohë që nuk ka një dokument që e provon këtë gjë. Ajo nuk e ka një të tillë nga një klinikë shtetërore, e cila njihet. Për më tepër që është pajisur me patentë në vitin 2022″, tha Armina Mevlani.

 

Të fundit

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald...

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga shkatërrimi dhe pasiguria. Që prej...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Lajme të tjera

Web TV