Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo, rrëfehet për herë të parë për jetën e saj private

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka lënë anash politikën dhe kësaj here ka folur për jetën e saj private.

Garo është nënë e dy fëmijëve, mirëpo së fundmi ka treguar se ajo dhe bashkëshorti dëshirojnë që të rrisin familjen.

Në një intervistë për “Jeto me Orën”, Floriana ësh shprehur se dëshira është e madhe, mirëpo kur të vijë koha pasi tani janë tepër të angazhuar.

“Po. E mendojmë herë pas here me tim shoq. Tani në këtë fazë të jetës sime koha dhe dita është shumë e mbushur edhe me punën edhe me familjen. Gjithçka kërkon kohën e vet. Edhe marrëdhënia me partnerin kërkon kohën e vet por në një fazë tjetër pse jo”, tha ajo.

Floriana është nënë e dy fëmijëve, Adias dhe Priamit. Ajo gjithmonë është kujdesur që fëmijët e saj ti mbajë larg vëmendjes së medias dhe të pakta janë ato raste kur i ka publikuar në rrjetet sociale.