BE bën veprimin e rëndësishëm për Ukrainën, sanksione shtesë ndaj Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian miratoi 18 miliadë Euro ndihmë për Ukrainën për vitin e ardhshëm dhe një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës. Udhëheqësit e BE-së e bënë njoftimin në takimin e fundit të nivelit të lartë për këtë vit.

BE-ja thotë se marrëveshja për 18 miliardë euro për vitin e ardhshëm, tregon angazhimin e bllokut ndaj Ukrainës.

“Bashkimi Evropian e ka mbështetur financiarisht Ukrainën këtë vit me 19.7 miliardë euro. Dhe përsëri falë presidencës çeke, sot u miratua propozimi ynë për 18 miliardë euro shtesë për vitin 2023. BE-ja është në krye të mbështetjes për fqinjin e saj, ashtu siç duhet të jetë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri jehonë komenteve të udhëheqësve të bllokut, duke thënë se vendet e BE-së mbështesin me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne theksuam edhe një herë se strategjia e mbrapshtë ruse për të shkatërruar infrastrukturën e Ukrainës dhe për të ekspozuar qytetarët e saj ndaj të ftohtit brutal të dimrit nuk duhet të jetë e suksesshme – dhe nuk do të jetë e suksesshme. Vendosmëria jonë e përbashkët për të mbështetur Ukrainën politikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe në fushën humanitare për aq kohë sa është e nevojshme, mbetet e palëkundur”, tha ai.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord gjithashtu për një paketë të nëntë sanksionesh kundër Moskës, për të vendosur në listën e zezë gati 200 persona të tjerë dhe për të ndaluar investimet në industrinë minerare të Rusisë.

“Ne po gjejmë një mënyrë për të dënuar me vendosmëri (Rusinë për veprimet e saj në) Ukrainë, për të ushtruar presion mbi makinën e luftës së Kremlinit dhe, në të njëjtën kohë, për të garantuar sigurinë ushqimore”, tha zoti Michel. Vendimi, që kërkonte unanimitet, u mor pasi Polonia dhe Lituania kishin paralajmëruar se nga përjashtimet nga sanksionet e lidhura me sigurinë ushqimore mund të përfitonin oligarkët rusë që kontrollojnë biznesin e plehrave.

Lexo edhe :  Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zonja von der Leyen përgëzoi gjithashtu Kroacinë për hyrjen në zonën Shengen dhe shprehu shpresën për përfshirjen e shpejtë të Rumanisë dhe Bullgarisë.

“Rumanisë dhe Bullgarisë u them se e mbështesim plotësisht pranimin tuaj në Shengen. Ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të mundësuar hyrjen tuaj juaj në Shengen sa më shpejt të jetë e mundur vitin e ardhshëm”, tha ajo. Dy vendet nuk arritën të hyjnë në Shengen këtë muaj për shkak të kundërshtimit të Austrisë e cila që kishte shprehur shqetësime për aftësinë e dy vendeve për të frenuar imigracionin dhe për të garantuar sigurinë në kufijtë e BE-së.

Udhëheqësit e BE-së diskutuan gjithashtu për hapat e nevojshme në përgjigje të Ligjit për Reduktimit të Inflacionit në Shtetet e Bashkuara, që ata shqetësohen se do të ndikojë negativisht tek bizneset evropiane.

“Ne po punojmë me administratën e presidentit Biden për aspektet më shqetësuese të ligjit. Së dyti, ne duhet të përshtasim rregullat tona të ndihmës për shtetet, duke i bërë më të thjeshta, më të shpejta dhe a më të parashikueshme. Së treti, ne duhet të rrisim investimet evropiane për të përshpejtuar tranzicionin energjetik”, tha ajo.

Në takim iu kërkua Komisionit të BE-së që të bëjë propozime konkrete në fillim të vitit të ardhshëm për të mbështetur industritë më të përparuara të BE-së – përfshirë bioteknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale, duke ruajtur gjithashtu aftësinë konkurruese brenda tregut të përbashkët me 450 milionë konsumatorë.

Të fundit

Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht...

Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik, që pritet të jetë...

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit të policisë, tre pushuesit kishin...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Lajme të tjera

Web TV