Diplomacia/ Rama takon ambasadorët, kujdes të veçantë merr Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen tradicionale të fundvitit me pëfaqësuesit e trupit diplomatik të huaj në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij përballë ambasadorëve të huaj, Rama ka përmendur edhe situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, duke insistuar se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Kreu i qeverisë shqiptare preferoi të festonte jashtë Tiranës me diplomatët e huaj të akredituar në vendin tonë. Në një ambjent privat në Shijak, Edi Rama u uroi mirëseardhjen ambasadorëve, ndërsa për përfaqësuesen e SHBA, Yuri Kim, kishte rezervuar një përqafim. Pas analizës së këtij viti që po lëmë, Edi Rama kërkoi nga ndërkombëtarët që të mos ulin vigjilencën përballë vendeve jo mike: “Është e rëndësishme që kurrë të mos harrojmë se Ukraina nuk është qëllimi fundor i luftës së Putinit. Deri më sot, ai nuk po fiton në Ukrainë dhe nuk po ia del në Europë, por do të ishte më së paku naive të besonim se 2023 do të jetë më i lehtë se 2022 në këtë drejtim. Në të kundërt, mund të jetë më i vështirë e madje edhe shumë më i vështirë. Si të mos mjaftonin të gjitha barrat e krizës shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe ekonomive tona, Shqipëria vuajti dhe një sulm të rëndë kibernetik nga Republika Islamike e Iranit”. Këtë fundvit, Rama e cilësoi jo të mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, duke i krahasuar barrikadat në veri të Mitrovicës me flakët e një retorike të rënduar politike, por duke i dërguar edhe një mesazh Beogradit: “Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit”. Edhe pse kërkoi që rajoni duhet të mësojë të bashkëjetojë me njëri-tjetrin për të evituar konfliktet, zhvillimet e fundit duket se e kanë shtyrë të shmangë Ballkanin e Hapur nga fjalimi dhe të fliste për Procesin e Berlinit: “Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit. Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE, që la një mbresë pozitive tek të gjithë ata që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë”. Me batutë njoftoi mungesën e kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në këtë festë fundiviti. “Një tjetër ambasador ishte me ne vitin e kaluar, një mik i madh i këtij vendi që përfaqëson pikëmbërritjen tonë, Bashkimin Europian, miku ynë i mirë Luigi, i cili nuk mund të zëvendësohej sot nga pasardhësja e tij e përkushtuar, Christiane, për shkak të një pamundësie të përkohshme shëndetësore. I uroj shërim sa më të shpejtë, por ajo mund të pushojë dhe të mos shqetësohet, sepse shëndeti i raportit tonë me BE-në kurrë nuk ka qenë më mirë”, tha Rama.

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV