Mourinho tundohet nga posti i Kombëtares portugeze, Roma gati të veprojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas elimiminit në çerekfinalen e Kupës së Botës Katar 2022, Portugalia është duke menduar për trajnerin e ri me Fernando Santos që është në orët e fundit me statusin e teknikut të luzitanëve. Emri që lakohet më së shumti për të zëvendësuar teknikun 68-vjeçar është Jose Mourinho. “Special One” aktualisht është në krye të Romës dhe me verdhekuqtë ka një projekt që e lidh deri në vitin 2024.

Mirëpo, nga ajo që raportohet së fundmi, Mourinho është tejet i “joshur” nga ideja për të nisur një karrierë në krye të një kombëtare, dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për kombëtaren e tij. “Kleçka” në këtë mes është Roma, me drejtuesit italianë që nuk kanë asnjë qëllim ta lënë Jose të largohet nga kryeqyteti italian.

Megjithatë, Mourinho shpreson te mirëkuptimi i drejtuesve të Romës për ta lënë të punojë edhe kombëtaren, kjo pasi nga Portugalia e pranojnë idenë që 59-vjeçari t’i mbajë të dyja punët. Mbetet për t’u parë në vijim si do të zgjidhet situata me palëve, por Mourinho po e tundon gjithnjë e më shumë ideja për të drejtuar Portugalinë.

Të fundit

“Lavire” pse bënte detyrën/ Rama shpërthen: Dumanit shpatën ia dhamë ne

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në sistemin e drejtësisë, duke përmendur emrin e Prokurorit të Përgjithshëm Altin Dumani....

Shkencëtarët kanë gjetur ‘provën më të fortë’ të jetës në planetin e largët

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të jetë shtëpia e...

Më në fund do të votojmë!

Alban Daci Betejën time për të votuar ata që jetojnë jashtë e kam nisur që në vitin e largët tashmë të 2009! Në atë kohë,...

Komentuesi i tërheq vërejtje për veshjen/Rama: Po ça të duhet ty! S’po dal sot me pizhama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot rubrikën “Sy m’Sy”, ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve të rrjeteve...

Numri ‘ideal’ i fëmijëve që ndihmon gratë të ruajnë shëndetin mendor

Një studim i fundit pohon se ekziston një numër ‘ideal’ i fëmijëve se sa duhet të ketë një grua që të ruajë njëkohësisht dhe...

Lajme të tjera

Web TV