Veliaj inspekton lagjen e re në Kombinat: Familjet e para hyjnë në shtëpitë e reja në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të vitit të ardhshëm, familjet e para që mbetën të pastreha pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të futen në shtëpitë e reja që po ndërtohen në lagjen e re në Kombinat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në kantierin e dytë më të madh të rindërtimit në kryeqyteti, tha se nëse nuk do të ketë bllokime të tjera, puna këtu do të përfundojë në 6 mujorin e parë të vitit 2023.

“Lajmi i mirë është se po punohet kudo. Në këto dy muaj e gjysmë kemi përfunduar gjyqet, ishin 22 seanca gjyqësore, me ata që hidhnin në gjyq bashkinë të yshtur nga partitë politike – na vonuan 3 vjet. Ne shqiptarët humbasim kohë kur theremi dhe zihemi me njeri-tjetrin. Besoj se tre vitet e humbura dikush duhet t’i paguajë. Shumë prej atyre që inkurajuan qytetarët të protestojnë, që të bllokojnë bashkinë, që të shkojnë në gjykatë, do kthehen prapë në Kombinat për vota. Shpresoj shumë që qytetarët t’i mbajnë mend kush janë ata që duan të punojnë dhe kush janë ata që bllokojnë si Astirin, si Kombinatin, si ‘5 Majin’ me ato protesta të çuditshme,” u shpreh Veliaj.

 

Jo pa ironi ai tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku politikanët bëjnë brigadierin dhe bllokojnë punët e bashkisë.

“Duhet të jemi i vetmi vend ku partitë politike organizojnë protesta kundër punëve publike lokale. A thua se aspirojnë të gjithë këta ish-kryeministra dhe ish-presidentë të bëhen brigadierë të komunales…! Nëse duan të bëhen brigadierë të komunales kemi pafund kantiere, ku ata mund të punojnë. Por, është turp i madh që parti që pretendojnë të qeverisin vendin janë specializuar në bllokim non-stop të punëve. Sot lajmi i mirë është që kantieri është çliruar, pas 22 gjyqeve. Kemi pasur edhe bashkëpunim nga banorët, ndaj më vjen mirë që e kemi gjetur gjuhën. Detyra jonë nuk është që t’iu pëlqejmë të gjithëve, detyra jonë është që t’iu shërbejmë të gjithëve”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Ai u bëri thirrje banorëve të mos ndjekin politikanët, që i nxisin të protestojnë kundra interesave të tyre.

Lexo edhe :  “Luftojmë kundër tre gjigandëve, i dashur Sancho...”/Kujt po i dërgon mesazh Ben Ahmetaj?

“I respektoj bindjet politike, edhe të foltoreve, edhe të atyre të Gjirit të Lalëzit, edhe të Ilirit, edhe të Saliut, por çdo gjë me masë. Të cytësh njerëzit që të protestojnë vetëm që të vonojnë shtëpitë e tyre, më duket vërtet një gjest vulgar sepse në fund të fundit, ata [drejtuesit e opozitës] kthehen në shtëpitë e tyre te Gjiri i Lalëzit, kurse ai banori në Kombinat, i gënjyer nga partitë e tyre, që hedh bashkinë në gjyq për të vonuar punimet, është i vetmi që penalizohet. Shpresoj që të gjithë jemi pjekur nga kjo situatë dhe kemi hedhur pas kulturën e bllokimit dhe kulturën e ndalimit të tjetrit që punon. Unë besoj që sot i themi puna e mbarë atyre që punojnë, që janë shpërndarë në të gjithë këtë kantier masiv, sepse është e vetmja mënyrë për të inkurajuar që të ecim me ritme të shpejta,” ishte apeli i tij.

Veliaj foli edhe për afatet, tani që banorët kanë shprehur mirëkuptimin e tyre.

“Nga fillimi i vitit tjetër, që në muajt janar dhe shkurt, do të hedhim shortin për familjet e para që do të futen këtu. Seksioni i parë fare është drejt përfundimit. Këto seksionet që inspektojmë sot janë në gjysmë të punës. Nëse do lejohemi të punojmë, brenda gjysmës së parë të vitit 2023, do kemi përfunduar pjesën më të madhe të sistemimeve në Kombinat dhe sigurisht, pastaj do të punojmë me rrugët dhe akset, do ta lidhim edhe me bulevardin “Migjeni” dhe Bulevardin e madh të Kasharit në Astir. Jemi fill pas njësisë administrative. Nuk bëhet fjalë për të degdisur njerëz në zona të largëta. Është e njëjta distancë, por jo nga ana e aksit të rrugës, ku u prishën shtëpitë e vjetra, është nga ana tjetër rrugës, fill pas njësisë administrative”, theksoi Veliaj.

Veliaj tha se 5 Maji dhe Kombinati do të jenë dy prej lagjeve model të Tiranës, të cilat do të diktojnë edhe zhvillimin e zonave të tjera.

Të fundit

“Do e marrësh më qafë siç more Lulin”/Lapaj reagon për video-satirën e publikuar nga Rama

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me një video satirë të shpërndarë mëngjesin e...

Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën

Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim...

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump,refuzon negociatat për programin bërthamor

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Irani ka refuzuar...

Pas Kretës, Rama sot pasdite në Athinë! Gati salla ku do mbahet takimi

Pas takimit që pati një ditë më parë me shqiptarët që jetojnë Kretë, kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar se dot do të ketë një...

A ndikojnë ëndrrat në cilësinë e gjumit? Ja çfarë tregojnë hulumtimet

Gjatë gjumit, trupi i njeriut kalon nëpër disa faza: gjumë i lehtë, gjumë i thellë dhe gjumë me lëvizje të shpejtë të syve (REM)....

Lajme të tjera

Web TV