I riu i vendos zjarrin dritares së ankesave në Komisariatin e Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në komisariatin e Elbasanit.

Nga jashtë murit rrethues i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve, ndërsa kjo ka rrezikuar edhe jetën e dy punonjësve.

Zjarri është vendosur nga një 33-vjeçar në sallën 60.

Sipas burimeve, dyshohet se ai ka qenë i dehur dhe sapo ishte kthyer nga Franca dhe nuk ka pasur probleme me policinë.

33-vjeçari, nga fshati Mollas ka spërkatur fillimisht me benzinë vendin dhe i ka vënë zjarrin. Ai është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje, teksa më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi ka marrë disa plagë.

Detaje të reja priten në vijim.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18.30, shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Elbasan, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse te zyra e informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan, të cilën e ka ndezur dhe është larguar me vrap.

Efektivët e Policisë menjëherë kanë fikur zjarrin dhe kanë kapur autorin e dyshuar i cili, nga veprimet paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV