PSG kryeson listën si klubi me më shumë gola në “Katar 2022”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç garës se kush do të jetë triumfuesi i kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, klubet “big” të Evropës janë duke “garuar” me njëra-tjetrën se kush ka shënuar më shumë gola.

Duke marrë parasysh vetëm Messin dhe Mbappen, klubi francez e kishte të “sigrutë” vendin e parë. Në Katar do të përballen në finale, duke pretenduar për Kupën dhe titullin e golashënuesit: Messi po ashtu dhe Mbappe kanë shënuar nga 5 gola. Ndërkaq, për të arritur në kuotën e 13 golave kanë bashkëpunuar Neymar dhe Carlos Solar, të cilët kanë shënuar respektivisht 2 gola dhe 1.

Në vendin e dytë me 8 gola është Manchester City, me “qytetarët” që ndajnë shkallën e dytë të podiumit me Barçën. Gjysma e 8 golave ​​të djemve të Guardiolas mbajnë firmën e Julian Alvarez. Ndërsa, për katër të tjerët u kujdesën Akanji, Grealish, Gundogan dhe Foden.

Në vendin e dytë bashkë me Manchester City, klubi “katalanas” krenohet me numrin më të madh të lojtarëve që kanë shënuar, me plot gjashtë lojtarë, Leëandoëski dhe Ferran Torres kanë shënuar nga 2 gola, ndërsa De Jong, Depay, Gavi dhe Christensen kanë brohoritur vetëm në një rast.

Giroud ka “surprizuar” këtë Botëror, teksa ka arritur të shënojë 4 herë, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë Messi dhe Mbappé. Olivier do të përpiqet të rrisë numrin e tij personal në finale. E njëjta gjë vlen edhe për Theo Hernandez, që ka shënuar 1 gol, ndërsa Rafael Leao arriti të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës, duke e çuar Milanin në kuotën e 7 golave.

Nëse Cristiano Ronaldo do të kishte pritur disa javë para se të prishte kontratën me “djajtë e kuq”, golat e shënuar nga lojtarët e Ten Hag do të ishin 7. Kryesuesi i golave të United është Rashford, i cili shënoi tre herë, i ndjekur nga Bruno Fernandes me 2 dhe Casemiro me 1.

Lexo edhe :  Shqipëri–Andorra/ Dalin në shitje biletat edhe pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

Vetëm Barcelona, ​​në këtë Botëror, ka arritur të shënojë më shumë lojtarë se lojtarët e Chelsea. Në fakt, Pulisic, Koulibaly, Ziyech dhe Sterling i bashkohen sulmuesit Havertz, autor i 2 golave, ndërsa të gjithë festuan vetëm në 1 rast.

Nëse Kane do të kishte arritur të kthente penalltinë në barazimin e mundshëm ndaj Francës, Spurs do të ngjiteshin disa vende në këtë “tavolinë”. Qendërsulmuesi anglez u ndal në dy gola, ndërsa shokët e tij Perisic dhe Richarlison shënuan respektivisht një dhe tre, duke e çuar në 6 numrin e golave të “londinezëve”.

Në vendin e fundit renditet Atletico Madrid, me 5 gola. Alvaro Morata shënoi 3 gola me kombëtaren e tij, ndërsa Molina dhe Joao Felix kanë kontribuar me nga 1 gol në rrugëtimet e kombëtareve të tyre.

LISTA E PLOTË:

PSG – 13 gola

Manchester City – 8 gola

Barcelona – 8 gola

Milan – 7 gola

Manchester United – 6 gola

Chelsea – 6 gola

Tottenham – 6 gola

Atletico Madrid – 5 gola

Të fundit

‘Nxehet’ situata mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat

Teksa ishin duke qëndruar në shtrat Jozi dhe Loredana kanë shkëmbyet puthje pasionante me njëri tjetrin. Rikujtojmë se teksa...

Begaj me homologun sllovak: Sllovakia nxitëse dhe mbështetëse e zgjerimit të BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë konferencës me homologun e Sllovakisë tregoi temat kryesore që kanë biseduar me Peter Pellegrini. Kreu i Shtetit pohoi se...

Vdekja e Putinit si komedi tiranike

Nga Frrok Çupi Komedia u luajt nën një ballkon të vogël të shtëpisë s blinduar jashtë Moskës, Dacha Kuntsevo. Aty ku vdiq tirani. Aty ranë...

Ka lindur në Shqipëri, këngëtari: Jam grek! Nuk kam kujtime të mira nga atje

Këngëtari Christos Santikai, i cili ka lindur në vendin tonë, ka folur për periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e...

VIDEO/ Pikachu në protestat për ndalimin e Imamoglu, ja pamjet që u bënë virale

Pikachu u bë virale në Turqi mbrëmjen e së enjtes, teksa personazhi më i njohur i serialit për fëmijë Pokémon u shfaq në demonstratat...

Lajme të tjera

Web TV