Veliaj me të rinjtë e Njësisë 7: Opozita bën ciniken dhe tallësen, ne bëjmë punën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në bashkëbisedimin e radhës, këtë herë me të rinjtë e Njësisë 7 në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vetëm përmes bashkimit në një skuadër, mund t’ia dalim mbanë në shërbim të komunitetit.

“Jemi apo s’jemi Kryeqyteti i Rinisë apo Qyteti i Sportit, ne nuk na ndalon askush t’u kushtohemi kauzave për të cilat kemi nevojë. Ne s’kemi nevojë për një titull nga Brukseli që muajin dhjetor ta kthejmë në një muaj solidariteti për fëmijët, shtresat në nevojë, për një gjysh apo gjyshe të vetmuar. U thashë këtyre shokëve të mi të opozitës, që refuzuan të vinin në aktivitetet e Vitit të Rinisë – të cilët refuzojnë të vijnë edhe për Ditën e Dëshmorëve, dhe tani duan që të ndryshojnë emrat e shkollave – A ka ndonjë gjë për të cilën jeni pro? Ne investojmë, e bëjmë për të gjithë; investojmë në një shkollë, në një rrugë si “Astiri”, për të cilën u protestua, në një kënd lodrash, ku mësojnë dhe luajnë kalamajtë e të gjithëve, në atë rrugë kalojnë makinat e të gjithëve”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë tha se Tirana sot po ecën në një hap me teknologjinë digjitale, duke projektuar investime të mëdha për ekonominë e vendit.

“Do të thotë se në një qytet si Tirana, me një milionë banorë, po të kemi 10 mijë kodues, mund të ndryshojmë ekonominë e vendit, sepse kjo prodhon edhe biznese të tjera. Jemi në gjysmë të kësaj ambicie, prandaj duam që qendra si ‘Tumo’, ‘Inteli’ – që është futur në 10 gjimnaze të Tiranës, e duam ta çojmë në 20 gjimnaze, në një kohë kur lënda e kodimit ka filluar që në klasat e para – të prodhojë edhe pesë mijë kodues të tjerë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Lexo edhe :  “PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Duke iu referuar disa deklaratave të opozitës, Veliaj kërkoi më shumë ndërgjegjësim për projektet dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës për t’u ardhur në ndihmë studentëve.

“Cinikun, dyshuesin, tallësin, mund ta bëjë kushdo, është gjëja më e thjeshtë në botë. Fatkeqësisht, ka shumë njerëz që e bëjnë këtë. Për shembull, një nga gjërat e mira që kemi realizuar është Karta e Studentit. Po dëgjoja një nga këta kandidatët kur prezantoi platformën në primaret e PD, që thoshte: ‘E mo, ç’është ajo Karta e Studentit, ajo është kot’. Ngrihet njëri dhe që ta përforconte këtë, tha: ‘Ke shumë të drejtë, kot është, se vetëm nëpër ca kinkaleri merr ca ulje nga 10, 15, 20%, nuk është se ka ndonjë gjë tjetër’. Pastaj një tjetër tha: ‘Po ajo kot është komplet, po pse për ca kinema dhe opera falas duhet ajo?’. E kështu, duke sharë punën tonë, u kthyen në reklamuesit më të mëdhenj të Kartës së Studentit”, tha Veliaj.

Në fund, duke marrë shkas edhe nga fakti se Tirana do të nisë rrugëtimin si “Qyteti Evropian i Sportit”, kryebashkiaku vuri në dukje rolin që luan sporti, kryesisht në kultivimin e një shoqërie të shëndetshme, por edhe si një moment bashkimi me njëri-tjetrin.

Të fundit

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë...

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan...

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut...

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po...

Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së mërkurës synimin për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% mbi importet e bakrit, duke filluar...

Lajme të tjera

Web TV