Investimet në Njësinë 11, Veliaj: Gati të nisim punën për Terminalin Perëndimor të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konsultimet për buxhetin e vitit të ardhshëm me banorët e Njësisë 11, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për sa i përket çerdheve, kopshteve e shkollave, Bashkia e Tiranës e ka mbajtur fjalën si kurrë më parë. Ai numëroi shkollat moderne të ndërtuara nga e para vetëm në këtë njësi.

“Njësia 11 ka formën e një trekëndëshi: Në njërin cep është shkolla “Andrea Stefani”, ku kemi siguruar një hapësirë fantastike për fëmijët; në cepin tjetër, ku puqemi me Njësinë 9, kemi bërë dy shkolla të reja: “Kristo Frashëri” dhe Vaçe Zela”, plus parashkollorin; në cepin fundor, ku takohemi me Kamzën, tek Universiteti Bujqësor kemi po ashtu dy shkolla të reja, shkollat “John Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, edhe këto me parashkollor.

Kjo ka qenë kërkesa kryesore: çerdhet, kopshtet, shkollat, dhe unë besoj se skuadra jonë, ekipi ynë, mund ta mbajë kokën lart. Nuk është çdo gjë perfekte, por kur vjen puna te fëmijët, çerdhet, kopshtet e shkollat, e kemi mbajtur fjalën 100%, si kurrë më parë, për një zonë që deri dje, mund të konsiderohej si periferi, kurse sot ka shkolla, kopshtet e çerdhet më cilësore”, u shpreh Veliaj.

Një tjetër pikë ku u ndal Veliaj, ishte terminali perëndimor i autobusëve, i dyti i Tiranës, që do i japë zgjidhje trafikut dhe do disiplinojë udhëtarët e linjave interurbane. Ai tha se puna edhe për këtë terminal do të nisë para Vitit të ri.

“Sapo kemi firmosur kontratën për Terminalin te Kthesa e Kamzës. Ne duam të jemi porta hyrëse, të jemi lagjja e parë e Tiranës që i mirëpret të gjithë, por nuk duam që gjithë trafikun ta kemi poshtë pallatit. Më vjen mirë që kemi fituar gjyqet dhe më në fund, do të fillojmë para Vitit të Ri terminalin e Kthesës së Kamzës”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  7Pronat në fokus të Koalicionit Euroatlantik/ Basha: Do bëjmë drejtësinë që mungoi në ’91

Kryetari i Bashkisë veçoi ndër investimet në Laprakë edhe ato për bibliotekat dhe kinematë. “Njësia 11 është e vetmja njësi që ka kinemanë e saj, kinemaja “Maks Velo”. Po sot ka kinema edhe tek qendra Marubi, në Kinostudio, tek lagjja e re në Kombinat. Jam shumë i lumtur që kemi filluar një risi edhe me bibliotekën, edhe me kinemanë, për të dhënë një mesazh se ne, çunat e gocat e njësisë i kemi të gjithë njësoj. Nuk ka rëndësi nëse kanë lindur në periferi, apo në qendër të Tiranës. Ne duam që secili të ketë shansin e barabartë. Nuk ka rëndësi si e ka emrin mami, babi apo tesera e partisë. Kush është i mirë, kush ka talent, të ecë përpara, ne i japim gjithëve shansin njësoj,” deklaroi kryetari i Bashkisë.

Veliaj tha gjithashtu, se në Laprakë, ashtu si në zona të tjera të Tiranës, do të hapet edhe një qendër e re sociale. Ai nënvizoi faktin se falë investimeve të kryera nga bashkia, Lapraka nuk përmbytet më nga lumi i Tiranës.

Të fundit

“Këtu ka kushte dinjitoze”, Rama inspekton spitalin psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, vizitoi sot hapësirat e reja...

Shfryn Berisha: “Rama flet me veten, bajat aq sa nuk do e pranonin as në Big Brother”

Nga takimi me mbështetësit në Kuçovë, Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës me epitetet që ky i fundit ka përdorur gjatë fushatës. Berisha e quajti...

Berisha premton nga Kuçova: Ballkani i Hapur do griset ditën e parë

“Unë vij tek ju, për të paraqitur programin e PD-së dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore si programin më të mirë që është paraqitur ndonjëherë...

Trump kërcënon Rusinë pas takimit me Zelenskin, përmend edhe sanksionet

Donald Trump ka ndryshuar përsëri qëndrim ndaj Rusisë. Menjëherë pas takimit me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Trump kërcënoi Rusinë me sanksione...

Koçi: 5 miliardë lekë për lavanderinë që pastron njollat e turpit të Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kreun e PD-së Sali Berisha për përpjekje të...

Lajme të tjera

Web TV