Atentati në Tiranë/ Autori s’veproi i vetëm, vrasja ndodhi si ‘hakmarrje’ për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës e ka të vështirë identifikimin e autorit të vrasjes së biznesmenit Edmond Papa. Dy ditë pas vrasjes, ende nuk dihet kush mund të ketë qenë ekzekutori që vrau me 9 plumba 49-vjeçarin nga Fieri, por që prej vitesh ushtronte aktivitet biznesi në Sarandë.

Policia dhe grupi hetimor janë duke verifikuar çdo të dhënë që mund të vijë në ndihmë për konflikte të mundshme të viktimës nga e shkuara, por deri më tani, identikiti është i vështirë.

Ajo që dihet është se ai ka qenë i vetëm, e ka vëzhguar viktimën përgjatë të gjithë ditës dhe më pas ka bërë vrasjen. Kamerat e sigurisë dhe telefoni i viktimës nuk kanë mundur të zbulojnë deri më tani “çelësin” e ngjarjes. Ai mbërriti në Tiranë ditën e vrasjes për të vizituar të ëmën në spital.

Ai e la gruan në shtëpinë e të vëllait, pranë zonës së njohur si “Komuna e Parisit” në kryeqytet dhe më pas shkoi të konsumonte një kafe në barin poshtë pallatit, shkruan Dosja. Atje e priste ekzekutori, i cili në kamerate sigurisë rezulton një person i veshur me kapuç të zi. Pas vrasjes ai ka hyrë në rrugicën e “Irfan Tominit”. Deri më tani prokuroria ka mundur të zbulkojë se Papa ka patur një skedë kriminale për trafik drogejashtë vendit. Kjo është një nga të dy pistat e hetimit, pasi asaj të konflikteve të mundshme në fushën e ndërtimit.

49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30. 49-vjeçari u dërgua në spital, ku ndërroi edhe jetë. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha. Ndërsa veç pronar i hotelit ‘Blue Sky’, ai kishte edhe një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës. Ndaj dhe vrasja e tij dyshohet se nuk ka të bëjë me një konflikt të çastit, por ka qenë si rezultat i prishjes së ndonjë pazari mes viktimës dhe autorit, ose porositësit të krimit.

Të fundit

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar...

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV