Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse godasin infrastrukturën kritike në Kharkiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat ruse kanë goditur infrastrukturat kritike në qytetin Kharkiv në Ukrainën Lindore, gjatë sulmeve të kësaj të enjte.

Shpërthime në Kharkiv. Armiku po synon objektet e infrastrukturës. I kërkoj të gjithëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në strehimore nëse është e mundur”, tha kryetari Ihor Terekhov.

Një zyrtar i lartë ukrainas, gjenerali Oleksii Gromov, tha se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë dhe ende dëshiron të pushtojë të gjithë vendin.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se Moska mund të nisë një sulm nga Bjellorusia dhe se Rusia po trajnon trupa të reja në territorin e fqinjit të saj dhe ka zhvendosur avionët ushtarakë atje.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, paralajmëroi në të njëjtën konferencë, se nuk duhet të ketë relaksim pas tërheqjeve të fundit ushtarake ruse.

“Kremlini kërkon ta kthejë konfliktin në një konfrontim të zgjatur të armatosur. Ne dhe bota nuk duhet të relaksohemi, sepse qëllimi përfundimtar i Federatës Ruse është të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe më pas mund të shkojë më tej“, tha Gromov.

Kremlini nuk i ka sqaruar kurrë plotësisht qëllimet e pushtimit të Ukrainës, të nisur më 24 shkurt, për të cilin tha se ishte pjesërisht për të mbrojtur rusishtfolësit në Ukrainën lindore.

Rusia deklaroi javën e kaluar se ende siguron të paktën shumicën e pjesëve të Ukrainës lindore dhe jugore që i ka deklaruar si të sajat, por duket se po braktis kontrollin e saj në zona të tjera në perëndim dhe verilindje që Ukraina ka rimarrë.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV