Rama: Formalizojmë punën e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për të miratuar amistinë fiskale, pavarësisht kundërshtive të mëdha që vijnë nga SHBA dhe BE. Kryeministri shprehu bindjen që kjo amnisti do të kryhet, pasi sipas tij nuk përfiton krimi i organizuar, por emigrantët që kanë punuar në mënyrë të ndershme, por jo të siguruar dhe deklaruar.

 Kryeministri Edi Rama nuk do të heqë dorë nga aministia fiskale që konsiston në legalizimin e parave të emigrantëve që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit. edhe pse ndërkombëtarët kanë dhënë mesazhin e tyre skeptik ndaj kësaj amnistie, kryeministri ka treguar vendosmëri në lëgaliizmin e paravë deri në 2 milionë euro. Në Ditën Kombëtare të Diasporës, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të mazhorancës për të vijuar me projektin e amnitisë fiskale, e cila sipas tij do të formalizojë të ardhurat nga puna të shqiptarëve. “Amnistia fiskale do të formalizojë të ardhurat nga puna të shqiptarëve në diasporë sepse e dimë shumë mirë ne dhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët janë se ekonomia informale është një zonë që ekziston dhe në vendet e zhvilluara dhe puna në të zezë dhe pagesat cash, për orë të paregjistruara janë konstante dhe në vendet e zhvilluara”, u shpreh Rama. Kryeministri Rama shtoi se shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që kanë sakrifikuar duke bërë 2-3 punë për t’ia dalë në vendet e zhvilluara dhe për këtë arsye kanë punuar në të zezë. “Shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që janë punëtorë të jashtëzakonshëm që e kanë ngritur jetën me 2-3 punë dhe kanë bërë akrobacira për t’ia dalë. Kemi dëshmi të panumërta që përforcojnë arsyen për ta bërë më në fund këtë hap që duhej bërë prej shumë kohësh. Është provuar nga qeveritë e mëparshme, por që ka ngecur nga presionet e të tjerëve që nuk e kuptojnë psenë e kësaj lëvizje. Shqipëria është një rast i veçantë, ka hyrë në ekonominë e tregut, e fundit në Europë”, shtoi Rama. Më tej, kryeministri deklaroi se remitancat vijojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë dhe sipas tij, kjo tregon lidhjen e fortë mes ‘vendit amë dhe bijve të shpërndarë në botë’. Sipas tij, marrëdhënia mes Diasporë dhe vendin amë është dinamike, me probleme që nuk shterojnë, pasi, sipas tij, kohët ndryshojnë, interesat dhe lidhjet mes vendit amë dhe bijve të shpërndarë në botë, marrin trajta të ndryshme në funksion të kohës. “Gjeneratat kanë përballë sfida të ndryshme dhe jemi dëshmitarë që bota po transformohet me shpejtësi që na detyron të gjejmë rrugët për të evituar që disavantazhet nga transformimi të ndikojnë negativisht. Interesante të mos harrohet që kontributi i ikurve në emigracion në këto 3 dekada vijon të jetë konstant në ekonomi. Remitancat kanë shënuar rritje, çka tregon fuqinë e lidhjeve mes familjeve, traditës që ende sot është e fortë në bërthamën e familjes shqiptar”, përfundoi kryeministri.

Lexo edhe :  Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta...

 

 

 

 

irë” gjykata Kushtetuese detyron kuvendin që të plotësojë kuadrin ligjor që disapora të ketë të drejtën e saj legjitime të votoje. “Sot në ditën kombëtare të diasporës Edi Rama nuk paraqiti asnjë plan apo politike për rikthimin e bashkatdhetarëve tanë ku vetëm në 6 vitet e fundit janë larguar 744 mijë shqiptar! Sot ai foli për amnistinë fiskale,ku nëpërmjet ketij ligji kërkon të legalizojë paratë e drogës dhe korrupsionit!”, ka shkruar në profilin e tij Indrit Hoxha.

 

 

Të fundit

Legjenda e Rusisë lavdëron Mirlind Dakun, çfarë super deklarate!

Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart paraqitjet e Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e...

Mrekullia në Vlorë, mjekët i rikthejnë shikimin pacientit që e kishte humbur plotësisht

Mjekët okulistë të spitalit rajonal të Vlorës kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë dhe tepër të vështirë, duke i rikthyer shikimin një...

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së tij për të grabitur ish-burrin...

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

Lajme të tjera

Web TV