Margarita Xhepa ngjitet në skenën dhe rrëqeth publikun, ka një mesazh të fuqishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak para mbërritjes së të parës së ftuar speciale, moderatorja Arbana Osmani ka përshëndetur prezantuesit e mëhershëm të Festivalit të Këngës. Të pranishme në sallë ishin ish-deputetja Arta Dade, që ka moderuar këtë garë, si dhe ish-prezantueset Zerina Kuke e Silvana Braçe.

Por, Festivalin e Këngës, e ka moderuar edhe aktorja ikonë e teatrit dhe kinematografisë që i bashkohet mbrëmjes së parë të Festivalit, për të interpretuar historinë e një bashkëkohëse, një gruaje viktimë të dhunës.

“Gratë shqiptare janë viktima të dhunës në familje dhe jashtë saj… viktima të dhunës ekstreme që fatkeqësisht shumë prej tyre i ka çuar edhe drejt vdekjes. Sot ne kemi dashur të japim një mesazh kundër kësaj dhune, për të thënë se ato mund t’ia dalin dhe të shkëputen nga dhuna për të thënë që nuk është kurrë vonë për të sfiduar dhunën”, shprehet Osmani..

Monologu i Margarita Xhepës u shoqërua nga duartrokitjet e publikut. Në fund ajo dha edhe mesazhin e fortë kundër dhunës së grave

“Kam dëgjuar se një në tre gra dhunohet, dhe dua të them: Grua nuk është faji jot, guxo dhe kundërshto!”, shprehet Xhepa.

Më tej Xhepa përshëndeti publikun me fjalë zemre, duke iu përgjigjur pyetjes së Osmanit se sa e ndjen peshën e kohës.

“Jam e lumtur se kam jetuar të gjitha ciklet e jetës dhe sot është një dhuratë që jam midis jush”, u shpreh aktorja.

Të fundit

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Lajme të tjera

Web TV