Turistët mbetën të bllokuar në Machu Picchu/ Nxirren pas disa ditësh nga kalaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet peruane kanë transportuar me avion turistët e bllokuar nga kalaja e Machu Picchu në majë të malit Inca në qytetin e Cusco. Mijëra vizitorë dhe peruan mbetën të bllokuar për ditë të tëra në vende të ndryshme pasi protestuesit bllokuan rrugët dhe detyruan aeroportet të mbyllen, raporton BBC.

Një valë protestash ka përfshirë Perunë pas shkarkimit të Presidentit Pedro Castillo. Një gjendje e jashtëzakonshme njëmujore mbetet në fuqi, por autoritetet peruane duket se kanë bërë disa përparime duke rivendosur lidhjet e ndërprera të transportit.

Zyrtarët në vendin e Amerikës së Jugut organizuan helikopterë për të evakuuar turistët e konsideruar “të pambrojtur” nga kështjella e lashtë Inka e vendosur në një lartësi prej 2,400 metrash në Ande.

Qindra ishin bllokuar atje për gati një javë pasi linja e trenit me të cilën shumë turistë shkojnë në vendin e shekullit të 15-të u pre nga protestuesit që vendosnin gurë në shina. Disa turistë duhej të ecnin përgjatë pjesëve të shtegut përpara se gurët të mund të pastroheshin.

Të hënën, aeroporti në qytetin e dytë më të madh të Perusë, Arequipa, u rihap. Ministri i Transportit tha se aeroportet në qytetet Juliaca dhe Ayacucho do të ndjekin shembullin të martën, ndërsa ai në Cusco, i cili përdoret nga shumë turistë që vizitojnë Machu Picchu, ishte rihapur të premten.

 

Të fundit

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Lajme të tjera

Web TV