Veliaj sulmon Këlliçin: Kandidati i opozitës është kukull që drejtohet nga Saliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar kandidatin e opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, si një “Luli” të dytë në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ne Klan News, Veliaj tha se Berisha dhe Meta e drejtojnë kandidatin e radhës dhe u shpreh se kjo dyshe ka ende hesape me të kaluarën.

“Nuk ka rëndësi si quhet Luli i radhës, këtu pyetja është: Kush janë mjeshtrit e kukullave, që drejtojën Lulin e radhës? Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk kemi asnjë iluzion për këtë. Këtu bëhet fjalë për një ish-Sekretar Partie të Partisë së Punës dhe për një spiun të Sigurimit. Këta të dy i kanë hesapet me të kaluarën, kurse sfida e Tiranës është për të ardhmen. Sot nuk do t’ja dijë njeri për hallet e tyre në komunizëm apo me Sigurimin e Shtetit.

Sot çunat dhe gocat e Tiranës merren me metaverse, janë të gjithë duke punuar në blockchain, janë duke u marrë me teknologji informacioni, duke koduar në TUMO, duke u shqetësuar për ato që janë punët e të ardhmes. Unë besoj se kjo është një betejë për të ardhmen kundër një skuadre që ka sjellë një tjetër Lul për ta kthyer historinë mbrapa dhe për të sqaruar hallet e tyre të viteve 80-90”, theksoi Veliaj.

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV