E bujshme/ Isco Alarcon largohet nga Sevilla pas vetëm katër muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sevilla ka njoftuar zyrtarisht se nga sot (e mërkure) Isco nuk është më lojtari i tyre.

Spanjolli u transferua tek Sevilla në verën e këtij viti, duke u larguar si lojtar i lirë nga Real Madridi.

Por, aventura e tij përfundoi për më pak se gjashtë muaj, derisa ishte një shkëputje e kontratës me pajtim të dyanshëm.

“Sevilla FC dhe futbollisti Isco Alarcon kanë rënë dakord të ndërpresin kontratën që kishte bashkuar të dyja palët që kur lojtari nga Malaga iu bashkua entitetit Nervionense verën e kaluar pasi mbaroi periudhën e tij te Real Madrid”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Isco ka luajtur gjithsej 19 ndeshje zyrtare si bardhekuq, të ndara në 12 ndeshje të La Liga Santander, gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Mbretit. Ai shënoi një gol kundër FC Copenhagen në garat evropiane dhe dha tre asistime”.

“Klubi dëshiron t’i urojë Iscos gjithë fatin e botës në sfidat e tij të reja profesionale”, thuhet më tej në komunikatë.

Të fundit

Sondazhi i fundit i 11 majit: Diferenca PS-PD është 12,6%, Lapaj i treti

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri i Euronews Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në...

“Kapa dorën e tij dhe dolëm”, Morena Taraku tregon përjetimin nga tërmeti në Stamboll

Të mërkurën, Stambolli u lëkund nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2. Dridhjet e tokës janë ndier në disa rajone, por deri tani...

Aksident në Greqi/ Automjeti përplaset me motorin, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Volos, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 42-vjeçar shqiptar. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur afërsisht...

Lufta në Ukrainë, Trump gjen justifikimin pse nuk e zgjidhi “për 24 orë”

Donald Trump, gjatë fushatës së tij, pati premtuar se do t'i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë. Ai jo vetëm që nuk...

Dosja “Partizani”/ Merret sot vendimi për Berishën dhe dhëndrin e tij

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe...

Lajme të tjera

Web TV