Festa e fitores së Botërorit solli edhe pasoja, 18 persona të plagosur në Bueno Aires

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në festimet e mëdha të organizuara në Buenos Aires për lojtarët argjentinas që fituan Kupën e Botës në Katar, të paktën 18 persona u plagosën, gjashtë prej tyre të cilët janë dërguar në spital.

Lështu shkruan agjencia e lajmeve “Telam” dhe shton se diagnoza fillestare ishte trauma e shumëfishtë në gjymtyrët e poshtme ose të sipërme, kryesisht për shkak të rënies nga pemët, semaforët apo urat.

Aksidenti më spektakolar përfshiu dy tifozë, të ulur me këmbët e tyre në bordurën e një ure që kalon autstradën Riçhieri, tentuan të hidheshin brenda autobusit të hapur në të cilin po dhëtonte Messi dhe skuadra e tij. Në fakt, njëri prej tyre u hodh me sukses, ndërsa tjetri u përplas me pjesën e autobusit duke u plasuër në asfalt ku mori ndihmën e menjëhershme nga të pranishmit e më pas stafit mjekësor.

Kreu i sistemit të ndihmës mjekësore emergjente, Alberto Crescenti, konfirmoi numrin e 18-të të plagosurve, të gjithë meshkuj.

Mediat vlerësojnë se 5 milionë njerëz u mobilizuan në qytete në të gjithë vendin në një ditë të kthyer në festë nga qeveria. Festa, megjithatë, u pezullua në kryeqytet pasdite, për shkak të pamundësisë së autobusit për të ecur mes njerëzve në kushte sigurie të mjaftueshme.

Të fundit

Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se...

PD ka një plan për Alimehmetin për të fituar mandatin në tavolinë

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike...

‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, bosi shqiptar i kokainës sfidon policinë britanike

Një bos shqiptar droge ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t'i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e...

Tenton t’i ikte policisë me 25 kg kokainë, shqiptari përplaset me shtyllën dhe humb jetën

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë një ndjekjeje policore. Ngjarja ndodhi...

Fillimi e një epoke të re, Real Madrid zyrtarizon Xabi Alonson në pankinë

Xabi Alonso është zyrtarisht trajner i Real Madridit. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i bardhë përmes një postimi në rrjetet sociale...

Lajme të tjera

Web TV