INSTAT: Rekord historik, 12 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në 11 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri kanë hyrë mbi 12 milion shtetas në 11 muaj. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se kjo shifër ka tejkaluar me rreth 8 % numrin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2019 që vlerësohet si një ndër periudhat më pozitive të turizmit në vend para pandemisë.

Statistikat tregojnë se ardhja e turistëve tashmë është shtrirë edhe në stinë të tjera përtej verës. Sipas të dhënave të Instat hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Nëntor 2022, janë mbi 808 mijë , ky tregues rezulton me një rritje 47,4 %, krahasuar me Nëntor 2021.

Gjatë 11 mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Spanja dhe Anglia. Por rritje të ndjeshme ka pësuar edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 11 mujorit 2022.Sipas Instat janë 5.2 mln shqiptare që kanë dalë nga vendi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duket se efektet e pandemisë tashmë janë tejkaluar nga sektori I turizmit i cili pritet të ketë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë këtij viti.

Turistët e huaj
Janar-nëntor 2019 11,2 mln
Janar –tetor 2022 12 mln

Të fundit

Zgjedhjet/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 13:00

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. -Ora 13:00 Sipas,...

Sali Berisha thyen heshtjen zgjedhore, mban konferencë

Kreu i PD Sali Berisha ka thyer heshtjen zgjedhore dhe ka dal në një konferencë për media ditën e sotme, nga ku u kërkoi qytetarve që...

“Të refuzojmë qeverinë Rilindase”/ PD Shkodër shkel heshtjen zgjedhore

PD Shkodër ka shkelur heshtjen zgjedhore duke sulmuar politikisht kryesocialistin Edi Rama dhe kryebashkiakun Benet Beci, përmes një deklarate publike. "Sot është një ditë e...

Pezullohet votimi në Karbunarë të Lushnjes, kandidati i PD bllokon me makinë derën e QV

Procesi i votimit në Karbunarë të Lushnjes është pezulluar përkohësisht, pasi kandidati i Partisë Demokratike ka bllokuar me automjet derën hyrëse të Qendrës së...

Gonzato nga Durrësi: Ecuria e zgjedhjeve, e rëndësishme për procesin e anëtarësimit në BE

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur për mediat nga Durrësit, ku edhe vëzhgoi ecurinë në një nga qendrat e votimit. Gonzato...

Lajme të tjera

Web TV