Kuvendi vijon sot punimet, nga përjashtimi i Nokës, te akuzat e Berishës për Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë mbylli punimet mbrëmë në orën 23:00 dhe do të vijojë sot seancën plenare në orën 10:00, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.

Seanca e djeshme nisi në orën 15:00 teksa u pasua nga debate të forta mes deputetëve të PD dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kjo pasi, Flamur Noka kërkoi vendimin për largimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. Për disa minuta Noka bllokoi foltoren, çka solli më pas dhe përjashtimin e tij nga seanca.

Debate të forta dhe akuza pati dhe nga kreu i PD-së Sali Berisha dhe deputeti i PD-së Agron Shehaj për kryeministrin Edi Rama. Shehaj e Berisha akuzuan Ramën se fshihet pas një kompanie ofshore në Holandë e cila qëndron pas inceneratorëve. Kryeministri i cilësoi akuzat ekstreme.Në seancën e sot pritet të diskutohet akti normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, projektligji “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”, projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë””.

Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe projektligjet “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, projektligji “Për disa ndryshime në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë””.

Po ashtu deputetët do të diskutojnë për aktin normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ”Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar; projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III), projektligj in “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjetike”.

Lexo edhe :  "Pensioniste me rrogë deputeti"/ Berisha ironizon deputeten socialiste (VIDEO)

Në seancë do të diskutohen projektvendimet “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit”, “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”, “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar, projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit” si dhe do të ketë edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Të fundit

Balluku jep lajmin: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën...

A do të përjetojmë një 2021 të ri? Plani i luftës i Trump për Lindjen e Mesme dhe Afrikën

"Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim" është slogani i Donald Trump kundër terroristëve, duke shumëfishuar bastisjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme....

Pamje apokaliptike në portin e Iranit/ Të paktën 8 viktima dhe 700 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm në portin Shahid Rajai në rajonin Bandar Abbas të Iranit jugor shkaktoi dëme të mëdha dhe viktima, me ekipet e...

Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence e shërbimeve mjekësore në rajon

Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do...

Presioni i Trump, Abbas largohet nga Autoriteti Palestinez

Autoriteti Palestinez ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh. Takimet e delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit në Kajro dhe presioni i Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV