Përplasja në Kuvend/ Spiropali: Ibrahimaj u përbalt, Tabaku-Bardhi të dënohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas fjalës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pati një debat të ashpër mes deputetëve demokratë Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe ministreve Ibrahimaj dhe Elisa Sporopali. Kjo e fundit dënoi përbaltjen e opozitës ndaj ministres së Financave.

Elisa Spiropali: Zonja Tabaku për fat të keq shkoi shumë larg dhe ministrja që është këtu, Ministria e Financave nuk ka ardhur nga rruga, ka ardhur nga studimet e saj me nderimet më të larta, nga një diktatorë po aty, ka ardhur nga Banka e Shqipërisë dhe Tatimet me integritetin më të lartë të mundshëm dhe është këtu. Dhe të mos guxojë askush të thotë gjëra që s’kanë asnjë lidhje me të vërteten por me përbaltjen.  Mungesa e të vërtetave, të fakteve dhe racionalitetit në gjykim nuk ju jep të drejtën që të pengoni këtu ministrat të shprehen. Boll më me akuza të tilla. Nëse kjo nuk është e dënueshme nga rregullorja nuk e di se çfarë është.

Gazmend Bardhi: Askush në këtë sallë nuk ka të drejtën të flasë këtu për deputetët dhe t’i drejtohet ‘kj9o përfaqësuesja e opozitës së vulës’. Zonja Spiropali ju jeni e fundit që mund të flisni për kujdes për termat këtu. Dhe ju lutem tërhiqni ato ‘mos guxoni’ e kështu. Nuk intimidohemi ne. Fakti që ministrja e Financave ta kalon fjalën ty për të të treguar ty se ku fle.

Delina Ibrahimaj: Unë jetoj në Rrugën Rexhep Jella’ ku kam jetuar që prej vitit 2009. Shtëpia është në pronësi të z. Rexhep Ibrahimaj, që është bnë pronësi të babait të bashkëshortit tim. Ajo është shtëpia ku unë kam shumë vite që jetoj. Ju dini të shpifni dhe vetëm të nxirrni vrer. Faleminderit!

Lexo edhe :  'Luftë shtrigash'/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Tabaku: Unë besoj që ajo që bëri Ministrja e Financave sot është e turpshme. Për mua kjo politika e shpifjes, e urrejtjes nuk shkon. U them kolegëve të Partisë Demokratike që nëse është dikush i kënaqur për të gjitha debatet brenda nesh janë pikërisht ata përballë.

Të fundit

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Lajme të tjera

Web TV