Aksidentoi dikë me makinë/ Rrëfehet Kejvina: Isha shpallur në kërkim, ja si u arratisa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja Kejvina Kthella ka qenë në kërkim për një kohë të gjatë për shkak se kishte shkaktuar një aksident.

Historinë e ka treguar vetë, duke qeshur, brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri, asaj të “Big Brother Albania”. Në fjalën e saj, modelja tha se i kishte rënë një makinë, pasagjerët e të cilës ishin nisur për në spital, por nuk kishte pranuar që t’u jepte 200 euro që kishin kërkuar për dëmshpërblim. Në vend të shpagimit, kishte vendosur që të largohej për në Vlorë, pa e ditur që ishte e shpallur në kërkim.

“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më kap ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Shumaker. Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu. Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat,”-tha në rrëfimin e saj modelja.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV