“Fundvit me shkëlqim e xixa”, Veliaj zbulon ç’do të ndodhë natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat kanë  trokitur në kryeqytet dhe Tirana është veshur nga dritat, atmosfera e ngrohtë dhe dekori. Në të gjithë këtë transformim të kryeqytetit, një nga spektaklet më të bukura që ai ofron është pikërisht në natën e ndërrimit të viteve. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj zbulon në “Rudina” në Tv Klan se çfarë pritet të ndodhë në mbrëmjen e madhe.

Erion Veliaj: Ne filluam një sprint koncertesh. Kishim koncertin e Krishtlindjeve që patëm në vigjiljen e Krishtlindjeve. Kemi pasur Eugent Bushpepën, kemi pasur Fifin, Lindi dhe Venera, domethënë çdo natë do të kemi disa artistë derisa të shkojmë në natën finale ku do të kemi prapë një grup artistësh dhe besoj që surpriza për fëmijët siç ishin zbukurimet këtë vit me planete dhe gjithësinë, do të jenë fishekzjarret. Kemi një spektakël fishekzjarrësh të koordinuara me muzikë sepse unë vërtet besoj që përtej gjithë vështirësive, ashtu si në shtëpi kur kemi një situatë të vështirë, fëmijëve mundohemi që mos t’i biem në sy që po kalojmë një sfidë. Unë besoj që për fëmijët vërtet duhet të rezervojmë një fund viti plot me shkëlqim e me xixa, sidomos për t’iu dhënë një mesazh që i kemi kaluar vështirësitë bashkë, në mot do jetë më mirë. Thoshin gjyshet tona, mendo mirë që të bëhet mirë dhe dua që ta mbyllim me një mendim të mirë.

Më tej, kryebashkiaku Veliaj shton se festat nuk janë vetëm gëzim, por ndikojnë pozitivisht edhe në ekonominë e qytetit.

Erion Veliaj: Festat janë gjithashtu ekonomi. Fjala vjen, kur kam qenë student në Amerikë, zbulova që Nju Jorku për festat mbushte hotelet, restorantet, vinin për pemën, vinin për tregun e Krishtlindjeve. Kur u ktheva në Europë për të vazhduar studimet, kuptova që të njëjtën gjë bënte edhe Londra, pastaj pashë që të njëjtën gjë bënte edhe Vjena. Pastaj zbulova që këto qytete,nuk është vetëm rituali, qartazi kanë zbuluar edhe një formulë ekonomikë. Kur ne themi gjeli i Baldushkut, njerëzit duhet të kuptojnë që shiten 45 mijë deri në 50 mijë gjela, vetëm në një fshat të vogël. Kjo do të thotë që është një ekuivalent prej 2 milionë Euro, 3 milionë Euro në total që shpërndahen për qindra familje.

Të fundit

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

A po e cënon AI qëndrueshmërinë mjedisore? Ekspertët japin alarmin

Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Një nga ndryshimet më madhore në shoqëri që nga revolucioni industrial. Pothuajse...

Prona me certifikatë i mbahet peng, i moshuari në Shkodër kërkon drejtësi

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të...

OKB: Katastrofa humanitare vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit

OKB thotë se katastrofa humanitare në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Kreu i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet Mbështetëse të...

Lajme të tjera

Web TV