Aksident i RËNDË/ 5-vjeçarja u shpëton jetën vëllezërve të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident tragjik ka ndodhur në Australi, ku të vdekur kanë ngelur dy të rinj.

Çifti Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç po udhëtonin së bashku me fëmijët e tyre të moshave 5, 2 dhe 1 vjeç, kur u përfshinë në aksident pasi makina doli nga rruga.

Teksa prindërit humbën jetën në vendngjarje, fëmijët mbetën të bllokuar në automjet për 55 orë. Sipas raportimeve të mediave vendase, të 3 fëmijët mund të kishin ndërruar jetë, po të mos ishte për veprimin e zgjuar të vajzës 5-vjeçare, e cila i çliroi dy foshnjat nga sexholino ku ata ishin vendosur.

Ata qëndruan për rreth 55 orë pranë trupave të vdekur të prindërve të tyre, teksa u gjetën nga policia në gjendje të rëndë dehidratimi.

“Nëse nuk do të ishte 5-vjeçari që i liroi rripat e sigurisë së sexholinos së fëmijëve, ata nuk do të ishin me ne sot”, tha një i afërm i tyre.

“Ajo ndoshta nuk do ta kuptojë këtë për disa vjet. Ata qëndruan në makinë për 55 orë në temperaturën 30 gradë celcius. Askush nuk e di se çfarë kanë kaluar.”- shtoi ai.

Fëmijët u dërguan në spital me dehidrim të rëndë, tha policia, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV