“Format porno televizion”/ Regjisori “shpërthen” keq ndaj BBV: Ku po shkon kjo shoqëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori Hervin Çuli ka folur lidhur me formatin “Big Brother” si dhe për pjesëmarrjen e disa aktorëve dhe muzikantëve, të cilët ai i njeh prej vitesh.

Çuli shprehu revoltën e tij duke thënë, që këta personazhe, duket sikur kanë rënë pre e “injorancës që i rrethon”, por më tej shprehet se formati duhet t’i japë mundësi këtyre figura që të shfaqin veten dhe të paraqesin vlera edukative për publikun.

Duke sqaruar një postim në rrjetet sociale, ku kishte kritikuar formatin, Çuli tha në intervistën me gazetaren Ola Bruko:

“Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion.”

Biseda në studio:

Përse shkruat një shkrim për Big Brother?

Është një eksperiment njerëzor që mua nuk më josh. Në ekuilibrat e këtij formati nuk gjejmë as dëshirën për të integruar edhe gjëra që i shkojnë edukimit të popullsisë. Ku shkojmë me këto formate? Çfarë përfiton shoqëria dhe fëmijët tanë? Ku është ky format përballë artit të vërtetë, flas për artin edukativ. Vetëm 3% e publikut francez e ndjekin këtë format.

Në këtë BBV kanë hyrë aktorë me emër si Zaharia, Mustafaraj, Hazizi. Pse mendoni ju se ata kanë hyrë? Për çfarë kanë nevojë ata?

Pyetja juaj ka përgjigjen time brenda. Nganjëherë në formate të këtij lloji nëse nuk i çojmë në drejtimin e duhur, ka mundësi që këta njerëz që deformohen në trysninë e injorancës që i rrethojnë. Kllogjeri aty nuk është në rolin e tij. Ne nuk e zhbëjmë dot këtë format, ne kemi mundësinë ta emancipojmë. Shpresojmë që edhe për aktorët dhe këngëtarin të ketë gjera nga organizatorët që prodhojnë edukacion. Nuk besoj që debati për erosin, publiku edukohet. Ka personazhe aty brenda si Mustafaraj që i bie disa veglave muzikore, këndon shumë bukur përveç aktrimit. Ti mund të fusësh një kitarë aty brenda. Formatet e këtij lloji nuk mund të shkojë te një format porno televizion. Ky është shqetësimi qytetar që unë shkruajta. Ajo që shkruaj unë është ky është shteti ynë, mbështetja që shteti i jep artit të vërtetë që të përballojë këtë det të madh të këtyre formateve.

Të fundit

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte...

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira...

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Lajme të tjera

Web TV