Shpërthim me tritol në Lushnje, sulmohet për herë të dytë banesa e tregtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmohet për herë të dytë brenda pak muajsh banesa e Altin Lamçes në Lushnje.

Mbrëmjen e sotme, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi lëndë plasëse, e dyshuar tritol, në banesën e Lamçes, i cili ndodhej së bashku me pesë anëtarët e familjes së tij.

Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Kjo është hera e dytë që në banesën e Lamçes vendoset tritol. Në 1 nëntor të këtij viti, nga shpërthimi i tritolit në oborrin e banesës u shkatërrua makina si dhe u thyen xhamat.

Është ende e paqartë pse sulmohet banesa e Lamçes, pasi ky i fundit nuk njihet si person problematik. Lamçe merret me tregti fruta-perimesh, ndërsa banesa ku jeton është në pronësi të kunatit që prej vitesh ndodhet në Britani.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV