U vetëplagos aksidentalisht, i riu merr plumbin në këmbë gjatë ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër pasi ka qëlluar veten aksidentalisht me një pistoletë që mbante pa leje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve.

Një shtetas ka mbetur i vetëplagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. Një person në moshë të re është vetëqëlluar me armë zjarri në këmbë në mënyrë të pavullnetshme.

Është mësuar se i riu menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se i riu nga Postriba është vetëplagosur në këmbë por duke mos patur kështu rrezik për jetën.

Pas vetëplagosjes menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur punën për hetimin e ngjarjes. Pas hetimeve paraprake policia vendore e Shkodrës ka arritur që të arrestojë personin që u vetëplagos i cili mbante me vete një armë zjarri pa leje. Arrestimi ka ardhur pasi i vetëplagosuri është detyruar që të shkojë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Shtetasi i vetëplagosur ka qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Papritur arma e zjarrit pistoletë që mbante me vete është shkrepur duke marrë kështu plumbin në këmbë.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar edhe personat e tjerë minoren që e shoqëronin të cilët deklaruan se i riu është vetëplagosur në mënyrë aksidentale. Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në vetëplagosjen e të riut nga Postriba gjatë natës së ndërrimit të viteve kur të gjithë po festonin.

Të fundit

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Lajme të tjera

Web TV