Krijohen radhë të gjata në pikat kufitare pas festave të fundviti,policia jep njoftimin..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbarimi i festave të fundvitit ka bërë që emigrantët të lënë atdheun dhe të rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh tashmë. Këtë të hënë ka pasur radhë të gjata dhe fluks të shtuar në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës kryesisht.

Fluks i shtuar është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët po rikthehen në vendin fqinj Greqi, pasi kaluan festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre.

Për të përballuar fluksin e lartë pala shqiptare po punon me 5 sportele, 1 në hyrje dhe 4 në dalje. Sipas të dhënave rezulton se në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 1247 persona dhe kanë dalë 2201 persona. Ndërsa prej orës 24:00 dhe deri paraditen e së hënës kanë hyrë në territorin tonë 682 persona dhe 157 mjete, ndërsa kanë dalë 1885 persona dhe 548 mjete. Ndërkohë mësohet se ka pasur probleme edhe me sistemin në pikat kufitare.

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës këtë të hënë vihet re një fluks i shtuar i automjeteve, të cilat i drejtohen Greqisë. Sipas të dhënave rezulton se përgjatë 1 janarit në Kapshticë kanë dalë 2617 persona, e ndërsa gati gjysma kanë hyrë në Shqipëri, më konkretisht 1343 shtetas. Ndërsa në Qafë Thanë, kanë hyrë 1492 dhe kanë dalë 1904 shtetas. Në këtë pikë kufitare autoritetet shqiptare po punojnë me kapacitete të plota 4 në dalje dhe 3 në hyrje. Fluksi i krijuar ka shkaktuar radhë dhe pritje të gjata, ndërsa në ditët vijuese pritet që numri i automjeteve të rritet ndjeshëm.

Tashmë kjo situatë është kthyer në diçka të zakonshme, veçanërisht në rastet e festave dhe pushimeve verore, periudha kur emigrantët frekuentojnë më shumë atdheun.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV