Të rinjtë s’pranuan të paguanin faturën prej 400 €/ Si nisi sherri te ‘Kobra City’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin ‘Cobra City’ në Prizren ku ka mbetur i vdekur 31 vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu dhe shoku i tij, 27 vjeçari Rufgen Shehu.

Sipas mediave të Kosovës, shkak i konfliktit të nisur brenda lokalit ka qenë fatura prej 400 eurosh që të rinjve u ishte lëshuar nga stafi. Sherri nisi pasi dy të rinjtë nga Kukësi nuk pranuan të paguanin këtë shumë të të hollave.

Pas kësaj, ata kanë nisur të dëmtojnë tavolina dhe të thyejnë shishe duke tensionuar situatën. Në momentin që kanë dalë nga lokali, pronari, Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Visart Cengun dhe duke plagosur shokun e tij.

Policia ka arrestuar Dibran Hoxhën nën akuzën e kryerjes së krimit të rëndë. Ndërkohë në polici ndodhen edhe disa persona të tjerë të cilët po merren në pyetje lidhur me rastin e rëndë.

Të fundit

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik...

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e...

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

Lajme të tjera

Web TV