Vajza e nxorri në rrugë, shqiptari nga Amerika jep lajmin e mrekullueshëm për… n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bamirësit nga Kërçova pas lajmit për të moshuarën 70 vjeçe e cila rrezikonte të mbetej në rrugë i siguruan qiranë e banesës për afro 2 vjet deri në gjeten e një zgjidhje afatgjate me ndërtimin e banesave sociale.

Islam Kasa nga fshati Sërbicë ka dërguar pagesën e qirasë, ndërsa Organizatat Humanitare do të vazhdojë ta ndihmojë me produkte ushqimore.

“Kjo është kontrata, që e kemi siguruar për banesën, kjo banesë është siguruar përmes një djali nga fshati Sërbicë që jeton në Amerikë, Islam Kasa.

Ai kur ka dëgjuar rastin është paraqitur përmes organizatës tonë dhe ne e bëmë kontratën me pronarin e banesës dhe është e paguar derisa të sigurohet një banesë sociale”, tha Muhamed Mehmedi. Lotët të moshuarës pushuan, ajo e emocionuar falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar.

“Ju faleminderit shumë, Zoti jua ruajt familjen edhe atij që na ka ndihmuar Zoti ja ruajt familjen, fëmijët, Zoti i shtoftë, ju faleminderit edhe juve”, tha Samaetka Rushiti.

Një muaj më parë TV21 solli historinë e 70-vjeçares e cila rrezikonte të mbetej në rrugë pas problemeve që ishin shfaqur me vajzën e saj dhe ishte e pamundur që bashkëjetesa e tyre të vazhdonte.

Të fundit

“Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë...

Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale. Seanca do të mbahet në...

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur Harry Potter, i bazuar në...

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë,...

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë...

Lajme të tjera

Web TV