Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan do të zhvillojë sot biseda telefonike me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.
Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i tij Ibrahim Kalin.
Sipas Kalin, fokusi i bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë.
Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, gjithashtu konfirmoi se presidenti rus do të flasë sot me Erdoganin, shkruajnë mediat e huaja.