Lufta në Ukrainë, Moska: 89 ushtarë rus u vranë sepse po përdornin celularët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave nga sulmi ukrainas në qendrën stërvitore ruse të Makiivka ka arritur në 89. Kjo shifër u bë me dije nga agjencia ruse Tass të cilët referuar informacioneve të dhëna nga ministria ruse e Mbrojtjes shkak ishte përdorimi i telefonave celularë nga personeli në qendrën e trajnimit në qytetin lindor të Ukrainës që shkaktoi numër kaq të madh viktimash.

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Cherniak ka shpresën se ushtria ruse do të humbasë deri në 70 mijë burra në 4-5 muajt e ardhshëm.

“Rusia ka të ngjarë të vazhdojë operacionet sulmuese këtë vit”, tha Cherniak, duke shtuar se rusët e kuptojnë se do të humbasin në fushën e betejës, por nuk duan t’i japin fund luftës.

Ukraina pretendon se shifra është shumë më e lartë, duke thënë se 400 ushtarë u vranë në sulm dhe 300 të tjerë u plagosën.

Rusia tha se në orën 00:01 me orën lokale të Vitit të Ri, gjashtë raketa u hodhën nga një sistem raketor Himars i prodhuar në SHBA në një kolegj profesional, dy prej të cilave u rrëzuan.

Zëvendëskomandanti i regjimentit, nënkoloneli Bachurin, ishte në mesin e të vrarëve, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë në Telegram në orët e para të së mërkurës.

Të fundit

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë,...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Lajme të tjera

Web TV