Nis shpërndarja e ‘Pakos së Madhe’/ Pensionistët: Jemi të kënaqur, morëm 2 herë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nis shpërndarja e ‘Pakos së Madhe’ anti-inflacion në të gjithë vendin. Pensionistët në Shkodër iu drejtuan mëngjesin e kësaj të mërkuren sporteleve të postës për të tërhequr pensionin të shoqëruar me 8000 lekë, ndihmë e akorduar nga qeveria për të përballuar dimrin e vështirë dhe çmimet e rritura.

Por pensionistët janë të dyzuar. Disa e cilësojnë dhuratë shumë të mirë për këtë fillim viti, por ka edhe nga të pakënaqurit.

“Si mos me qenë të kënaqur, morëm 2 herë!” – thotë një i moshuar.

“Na kanë nxjerrë në dritë me 8000 mijë lekë. Kemi punuar të gjithë jetën e s’kemi bukë për të ngrënë e presim 8000 mijë lekëshin. Me pas turp. Mos flisni se shumë mirë jua bën. Çfarë të bëjmë me 8000 mijë lekë, ilaçe? Edhe prap marrim gjysmën. Kur nuk i dalin atyre milionat, si do na dali neve 10000 lekë pension?” – tha një pensioniste për Report.

“Për mendimin tim shumë pak se jetoj 30 vite në Itali dhe shumë fukarallek, shumë poshtërsira. Nuk më pëlqen aspak. Ku është ai që na ka bërë të ikim që 30 vite se kam tokat e pronat që nuk i kam gëzuar ende? Është shumë rrëmujë, nuk ka rregull. Nuk ka numra. S’e kemi marrë ende. Herë ka lekë, herë nuk ka lekë”, tha një tjetër e moshuar.

Janë 45 mijë pensionistë në të gjithë qarkun e Shkodrës që përfitojnë nga kjo pako ndihme, ndërkohë që administrata publike do t’i tërheqë pranë institucioneve ku ato punojnë.

Kryeministri Rama e konsideruar këtë pako ndihmë si shumë të rëndësishme për të zbutur pasojat e inflacionit edhe pse sipas tij kjo pako nuk mund t’i japë fund gjithë halleve dhe as t’i japë fund luftës dhe importit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, “por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të pa lëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë”.

Lexo edhe :  “Orët i ke të numëruara”/ Berisha-Ramës: Prite Diasporën se po vjen

Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku pati një rritje çmimesh, megjithatë inflacioni në vendin tonë ka mbetur në nivele më të ulëta krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.

 

Të fundit

Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

Ish-deputeti dhe sipërmarrësi Sami Gjergji pohon se aktualisht janë dy kategori kandidatësh, ata që hyjnë në politikë, me qëllimin...

Fluturimi më i gjatë në botë nis në 2027, pasagjerët do shohin dy herë lindjen e diellit

Linja ajrore australiane Qantas Airways ka njoftuar se në vitin 2027 do të nisë fluturimin më të gjatë në botë, duke lidhur Londrën me...

FOTOLAJM/ Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke zbuluar edhe një model të pasaportës që,...

Filmi i ‘Borëbardhës’ po urrehet nga e gjithë bota, por përse?

Filmi i ri “Snow White,” që është një ripërpunim i filmit klasik të animuar të Disney-t, ka shkaktuar shumë reagime negative, duke përfshirë kritikën...

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar/ Mbi 1 000 viktima nga tërmeti

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin ka kaluar mbi 1 000, ndërkohë që ka rreth 2 370 të plagosur,...

Lajme të tjera

Web TV