Rradhë kilometrike në Kapshticë, emigrantët kththen në Greqi pas festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me përfundimin e festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanëlënë atdheun për t’u kthyër në vendet e tyre të punës në Greqi. Prej dy ditësh fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare Kakavijë dhe Kapshticë ka qenë i madh, duke bllokuar rrugën për orë të tëra. Edhe këtë vit qarkullimi i mjeteve në pikat kufitare nuk ka qenë i lehtë. Sakaq, mësohet se më datë 3 janar në Kapshticë kanë hyrë 2591 persona ndërsa kanë dalë 5192. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2634 persona dhe kanë dalë 2948.

Numri i daljeve është më i lartë se ai i hyrjeve duke qenë se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë qëndrojnë në vend deri në përfundimin e festave dhe më pas krijohet fluks gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë. Dje gjithashtu po ashtu u raportua një numër shumë më i lartë i daljeve nga vendi krahasuar me atë të hyrjeve.

Në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit më herët bëri me dije se po merreshin masa për të bërë të mundur qarkullimin e njëtrajtshëm të automjeteve nga të dyja anët, ndërsa u bë me dije se do të shtoheshin edhe sportele, por messa duket situata e fluksit ngelet po e njejtë, ku udhëtarët detyrohen të presin me orë të tëra në trafik për të kaluar kufirin.

 

Të fundit

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian në Shqipëri

Zyra e FBI-së në Uashington publikoi këtë të hënë postera për kërkimin e informacionit, të cilët paraqisnin tre oficerë të lartë të inteligjencës iraniane, që dyshohet...

Mohoi ekzistencën e lypësve, ministrja jep dorëheqjen, ja deklarata që tronditi vendin

Ministrja e Punës e Kubës, Marta Elena Feitó-Cabrera, ka dhënë dorëheqjen pasi deklaratat e saj ku mohonte ekzistencën e lypësve në ishullin e drejtuar...

Lajme të tjera

Web TV