Erdogan bisedë telefonike me Putin: Armëpushimi është i nevojshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, të cilit i ka thënë se përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një “vizion për një zgjidhje të drejtë”.

Erdogan dhe presidenti rus kanë folur vazhdimisht që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. Turqia veproi si ndërmjetëse së bashku me Kombet e Bashkuara për të vendosur një marrëveshje që lejonte eksportet e grurit nga portet ukrainase.

“Presidenti Erdogan tha se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për një zgjidhje të drejtë,” ka njoftuar presidenca turke duke shtuar se Erdogan i kujtoi atij rezultatet pozitive të marrëveshjes së korridorit të grurit.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për Sirinë. Siç njofton presidenc turke, Erdogani i ka thënë Putinit që të ndërmerren hapa konkretë për të pastruar militantët kurdë nga rajoni kufitar sirian.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV