Tre sfidat e mëdha për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nisje të vitit 2023, Shqipëria do të kalojë të paktën tre çështje kryesore që janë zgjedhjet lokale, emigracioni dhe drejtësia. Çfarë pritet të ndodhë në muajt në vijim dhe a do të “ndërgjegjësohet” elita politike për çështjet që prekin qytetarët?

Tërmet, pandemi dhe luftë, që të gjitha brenda tre viteve, duke bërë që vende të vogla me ekonomi të dobët dhe të varur nga importet të kalojnë kriza edhe më rëndë se pjesa tjetër. Vendi duket sikur i ka lënë pas këto problematika që nuk lindën nga ne, por që gjithsesi mban shumë diskutim sesi u menaxhuan. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara ende vijon të mbetët një çështje e pambyllur në strahim, ndonëse janë me mijëra banorë që kanë fituar një strehë si investime nga qeveria apo donacionet e huaja. Nga ana tjetër pandemia e Covid 19 që gjunjëzoi për disa kohë edhe vende të mëdha ka lënë pasoja këtu tek ne jo vetëm me jetët e humbura por edhe në ekonomi. Lufta në Ukrainë, pa u mbyllur mirë plagët e mëparshme trazuan gjithë botën, por më shumë po ndihet në vendet me ekonomi të brishtë, ku bën pjesë edhe Shqipëri. Si shpërblim për këtë “sfilitje” të shqiptarëve, qeveria do të japq një shpërblim për të gjithë pensionistët, kryefamiljaret femra, personat me aftësi të kufizuar por edhe për administratën. Por një shpërblim në fillim viti nuk është shpëtim për gjithë vitin. Qeveria vendosi me 29 dhjetor të shpërndajë në formë shpërblimi me lekë në dorë 8 miliardë lekë për afro 1 milionë qytetarë shqiptarë për një sërë kategorish, duke nisur nga pensionistët, infermierët, familjet në nevojë e të tjerë. E quajtur “Pakoja e Madhe” shpërndarja e këtij fondi u argumentua nga kryeministri Edi Rama si një masë zbutëse e inflacionit të çmimeve. Ndryshe e sheh këtë paketë kreu i opozitës Sali Berisha, i cili e sulmoi nismën si një “pilulë elektorale”. Ekonomia mbetet sfidë për qeverinë Rama dhe pasaardhësit të tij, pasi ajo që në makro mbetet shqetësuese mbetet borxhi i madh publik. Megjithatë për qeverinë Rama mbeten të hapura të paktën tre sfida, zgjedhjet, emigracioni por edhe drejtësia, ndonëse kjo e fundit në “letra” konsiderohet e pavarur.

Zgjedhjet

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj janë një sfidë për qeverinë, opozitën dhe Komisionin Qendror Zgjedhor. Zgjedhjet përveç se do të jenë në një luftë mes mazhorancës dhe opozitës do të jetë një luftë brenda PD midis Sali Berishës dhe Enkelejd Alibajt. Kjo situatë favorizon mazhorancën e cila përveç bashkisë së Shkodrës ka marrë të gjitha bashkitë në zgjdhjet e fundit lokale, ku Lulzim Basha vendosi të mos merrte pjesë në zgjedhje. Palët politike, veçanërisht mazhoranca nuk duhet të merret me numrat e bashkive që fiton, por duhet të ketë një çështje edhe më të madhe se pesë bashki më shumë apo më pak: a do jenë zgjedhje të lira dhe ndershme, pa akuza, pa përfshirje në shitblerje dhe mbi të gjitha larg paratë e krimit? Një sfidë e këtyre zgjedhjedhjeve është reflektimi i raportit të OSBE/ODHIR ku gjithmon konstaton parregullsi të ndryshme, por në fund detyrohet ti “certifikojë”, për të ruajtuar balancat në një vend që shihet më shumë për stabilokraci dhe jo demokraci. Po ashtu sfidë për politikën në këto zgjedhje është edhe votimi i emigrantëve që prej vitesh diskutohet dhe asnjëherë nuk është materializuar për t’i dhënë të drejtën e votës diasporës. Sot kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila kërkon të mos mohohet vota e Diasporës. Por gjithçka mbetet në dorë të politikës. Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, vota e emigrantëve është e pamundur, por politika, nëse do e ketë seriozisht këtë çështje duhet të nisë punë që tani për të zbatuar një vendim të kushtetueses.

Lexo edhe :  Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Sistemi i Drejtësisë

Në ditët e fundit të vitit që lamë pas u zgjodh kreu i ri i SPAK Altin Dumani, pas përfundimit të mandatit të Arben Krajës. Me jo pak ndikim dhe zhurmë, Altin Dumani mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Zgjedhjet në SPAK u politizuan mjaftueshëm. Të gjithë kandiatët që ishin në garë u përfolën për një “mik” në qeveri dhe kjo e bënte me të fortë luftën mes tyre. Por ishte Yuri Kim e cila në përfundim të mandatit të saj, i qëndroi tek koka KLP-së, pikërisht në minutat e fundit ku pritej që të votoheshin tre kandidaturat. Në shumicë kjo u lexua si një “fitore” e ambasadores, por në fakt kjo lloj fitoreje nuk duket se shërben shumë, sepse drejtësia e re u krijua që të ishte e pavaruar, qoftë edhe nga “varësia ndërkombëtare”. Gjithsesi kjo nuk ndodhi me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, por koha që tashmë ka nisur do të tjerhojë nëse ky institucion i krijuar për të luftuar korrupsionin në nivele të larta politike do ia dalë ose jo. Janë shumë dosje të nxehta të cilat kanë kohë që presin ku si të denocuar ka personazhe nga mazhoranca po edhe opozita.

Emigracioni

Në vitet e fundit Shqipëra është braktisur nga të rinjtë. Opozita këtë e quan një të keqe të madhe për vendin, ndërsa për kryeministrin Edi Rama nuk ka aspak shqetësim, pasi në gjithë botën po ndodhin lëvizje demografike. Me këtë kryeministri ka zeruar çdo “përgjegjësi” të qeverisjes së tij, por pasojat po ndiohen. Është fakt tronditës që të gjithë të rinjtë po lënë Shqipërinë dhe po ndërtojnë “identitet” në vende e Europës kryesisht Gjermani, Francë, Angli, Itali dhe Belgjikë. Spitalet në të gjithë vendin po boshatisen nga mjekët dhe infermierët duke e lënë sisitemin shëndetësor në një kaos. Por jo vetëm Shëndtësia, por të gjitha profesionet, që nga IT, hidraulikë, elektriçistë, kuzhinierë, specialistë të ndryshëm në fushat e ndërtimit, apo edhe në bujqësi po emigrojnë masivisht. Në vitin 2020, sipas OKB-së, në tri dekadat e fundit, nga Shqipëria janë larguar rreth 1,2 milionë qytetarë. Revista shkencore ndërkombëtare “The Lancet”, raporton se popullsia e Shqipërisë mund të përgjysmohet deri në vitin 2100. Në mënyrë periodike Eurostat, agjencia europiane e statistikave sjell të dhëna të cilat në mënyrë të pavarur tregon numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet europiane përfshi ata të cilët kanë aplikuar për e kanë marr tashmë leje qëndrimi në BE. Parlamentit anglez raportoi se deri në mesin e Tetorit 2022 me gomone në brigjet angleze kishin mbërritur 12.000 shqiptarë. Ukraina, një vend në luftë me popullsi rreth 40 milionë banorë kishte vetëm 1295 aplikime për azil në muajin maj, ndërsa Shqipëria 960 persona.

 

 

Të fundit

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor....

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë së lirë dhe mbrojtjes së...

Lajme të tjera

Web TV