Ngjela: Ja kush nuk e donte Altin Dumanin në krye të SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka folur në lidhje për kreun e ri të SPAK, ku u shpreh se ambicia e Altin Dumanit për karrierën është cilësia që do të prodhojë, rezultate konkrete në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Ngjela tregoi se kush nuk e donte Altin Dumanin në krye të SPAK, ndërsa theksoi se të korruptuarit dhe inkriminuarve në Shqipëri iu kanë hyrë të dridhurat.

Sipas tij, drejtuesi i Strukturës sëPosaçme Kundër Krimit tëOrganizuar dhe Korrupsionit Dumani, mund të bëhet president ose kryeministër, pasi siç thotë ai i ka rënë në dorë një kartë shumë e madhe.  “Altin Dumani ka ngjallur shpresa te opinion publik shqiptar. Në fillim nuk e donin, e eliminuan një herë. Nuk e donte korrupsioni i lartë Dumanin, bëri gjithë përpjekjet mos të dilte.

E kanë eliminuar njëherë para tre vitesh. Ne e kuptuam që është i aftë, sepse ngjalli frikë. Njerëzit po e presin me dëshirë dhe shpresë. Por atij i ka rënë në dorë një kartë shumë e madhe. Nëse bëhet lideri, ose kreu i goditjes së ndonjë krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ai bëhet figurë e madhe dhe tenton ose drejt kryeministrit ose drejt presidentit. Por duhet të jetë i saktë, jo të bashkëpunojë me krimin. Por ai nuk i ka këto shenja.Ai është me ligjin. Ditën që u prezantua Dumani ngriti tensionin tek të gjithë shkelësit e ligjit.Altin Dumani është karrierist. Ai që shitet për para nuk bën dot karrierë. Ai që do të bëjë karrierë, nuk shkel mbi të. Dumani që arriti deri këtu pati një karrierë profesionale të pranueshme. Ai e ka në dorë të bëhet figurë”, deklaroi avokat i njohur, Spartak Ngjela.

Të fundit

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta...

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e...

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga shkatërrimi dhe pasiguria. Që prej...

Lajme të tjera

Web TV