Plas goma e kamionit/ Plagoset rëndë efektivi i rrugores në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një polic ka marrë lëndime të rënda, pasi goma e një kamioni plasi në momentin që ai po rregullonte trafikun rrugor në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Efektivi i rrugores kishte shkuar në vendngjarje pasi mjeti i tonazhit të rënd⌂ kishte pësuar defekt, duke bllokuar qarkullimin e makinave.

Por në momentin që polici po rregullonte trafikun, goma e mjetit ka shpërthyer duke i dëmtuar të dy këmbët. Efektivi Tonin Tosku është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.

Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.

Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

 

Të fundit

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Lajme të tjera

Web TV