Takimi në PD/ Viroza e Berishës, Meta merr rolin e kryeopozitarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë dje në selinë e PD-së dhe më pas mbajti një konferencë shtypi.

Vizita e Metës në selinë e PD-së, pa praninë e Berishës e ktheu kreun e Partisë së Lirisë në kryeopozitar, të paktën për disa ditë. Mesazhet që Meta dha për zgjedhjet lokale.

 Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka “bujtur” dje në zyrat e PD-së, por ndryshe nga çdo herë tjetër, nuk ka pasur takim me kryetarin Sali Berisha, por me Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka. Në fakt nuk duket të ketë asnjë krisje, por mësohet se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është ende nën efektin e virozëz për t’ju kthyer jetës politike intensivisht dhe sidomos në këto që dë fillon lufta për zgjedhjet lokale. Megjithatë prania e Metës për një kohë të shkurtër ka hedhur në qarkullim edhe një pyetje se çfarë kërkon në PD kur aty nuk është Berisha? Në fakt Meta përkohësisht dje mori indirekt “drejtimin e opozitës”, duke qenë ai “violina e parë” e reagimeve opozitare. Pas takimit me Nokën, i cili zgjati fare pak, jo më shumë se 15 minuta, kreu i PL-së Meta mbajti një konferencë shtypi në selinë e tij. Ai ka komentuar edhe largimin e një nga katër deputetët e vetëm të LSI-së, pikërisht të Agron Çelës i cili kaloi në Grupin Parlamentar të PS-së. Edhe pse PL dhe PD nuk ndihen komode me ikjen e deputetit të Shkodrës Agron Çela sepse prish balancat në vota, për të favorizuar Partinë Socialiste, Ilir Meta u tregua moskokëçarës duke thënë se Berisha i vetëm dhe pa seli fitoi atë bashki. Për Ilir Metën nuk do të ketë efekt ajo që e quan merkato të Rilindjes. “Nuk jam shqetësuar dhe nuk shqetësohem kurrë për merkaton e Rilindjes”, tha Ilir Meta.

Sipas Metës, opozita do ta përballojë forcën e pushtetit në zgjedhje me gjithë fryrjen e administratës si një tjetër armë për të ndikuar tek vota e qytetarëve. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike dhe dy grupeve brenda saj. Sipas Metës kushdo që ka vullnetin për tu vendosur kundër qeverisjes të cilën e cilëson si ‘regjimi mafioz’, padyshim që e gjen mënyrën dhe shpreh vullnetin për tu bashkuar për këtë qëllim të përbashkët. Ai shtoi se nëse dikush është peng i Ramës e ka të pamundur të gjejë rrugën, ndërsa shtoi se për shqiptarët do ketë 2 kandidatë, kukullat e regjimit të Ramës dhe ata të ndryshimit. “Mesazhi im dhe i PL-së ka qenë i qartë, për bashkëpunim jo vetëm të faktorëve opozitarë, por edhe të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që kërkojnë ndryshimi dhe vuajnë pasojat e qeverisjes. Mesazhet nga ana e Berishës kanë qenë të qarta për gjithë përfshirje bazuar mbi votë dhe respektimin e votës së lirë për t’i shërbyer qëllimit të përbashkët. Kushdo që e ka këtë vullnet, për tu përballur me regjimin mafioz, padyshim që e gjen mënyrën dhe shpreh vullnetin për tu bashkuar për këtë qëllim të përbashkët. Nëse dikush është peng i Ramës e ka të pamundur të gjejë rrugën, për shqiptarët do ketë 2 kandidatë, kukullat e regjimit të Ramës dhe ata të ndryshimit”, tha Meta. “Marrëdhënia jonë me PD-në është e shkëlqyer. Nuk kemi iluzione se gara e 14 majit do të jetë një garë e barabartë me atë që Rama ka bërë. Por jemi të sigurt që qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar”, tha Meta. kreu i PL tha se 2023 do të jetë viti i ndryshimit.

Lexo edhe :  Veliaj përmes Inteligjencës Artificiale: S’kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë

“Një gjë është e sigurt, që 2023 do jetë viti i ndryshimit, marrëdhënia me PD është e shkëlqyer dhe koordinimit tona janë të vazhdueshme. Sikurse kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate. Për t’i dhënë fund kapjes së shtetit nga qeveria. Mbi të gjitha opozita do të jetë kudo ku janë qytetarët që kërkojnë ndryshimin dhe janë të vendosur për ta mbrojtur nga ky shtet mafioz që tenton të përjetësojë një klikë”, u shpreh Meta. Krenarisë së kryeministrit Rama për rezultatet e maratonës me ministrat dhe drejtuesit politikë, kreu i Partisë së Lirisë i jep tjetër emër. “Janë thjesht shpikje të marrëdhënieve të publikut sikur punon shumë, por ai punon vetëm të vjedhë shqiptarët”. Kryetari i Partisë së Lirisë  i konsideroi 365 ditët që lamë pas si ditët e varfërimit, shpopullimit dhe të rritjes së korrupsionit, duke e quajtur “pakon e madhe” që qeveria dha për të ndihmuar qytetarët një pilulë mashtruese elektorale.

Pakoja e madhe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar “pakon e madhe’ të qeverisë, për pensionistët dhe kategoritë në nevojë, një lëmoshë të helmatisur që bëhet për zgjedhjet lokale. Ai tha në një konferencë për mediat se qytetarët nuk mashtrohen. “Kjo është një paketë qesharake në raport me paketat që i ka dhënë klientëve të saj dhe vetvetes, në raport me vjedhjet e përbindshme që iu ka bërë shqiptarëve, me rritjen e taksave. Shqiptarët nuk do të mashtrohen nga këto lëmosha të helmatisura. Ata e dinë se përgjegjëse e vetme është një dhe vetëm një; qeveria e Rilindjes.”, tha Meta. Mes të tjerash Meta pohoi se në 14 maj do i jepet përgjigja më e fortë Ramës, duke shtuar se në 15 maj do të instalohet llogaridhënia.

 

Të fundit

Paraja “cash” shtohet në treg, mbi 422 mld lekë jashtë bankave në janar

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në më shumë se 422 miliardë lekë apo rreth...

Dhëmbë për dhëmbë/ Trump i kundëpërgjigjet Kanadasë, dyfishim i tarifave për…

Presidenti Donald Trump dyfishoi të martën tarifën për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja, duke...

“Më vodhi Range Rover-in” – 52-vjeçari në Elbasan denoncon vëllanë, policia e arreston

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur makinën tip Rang Rover të vëllait të tij 52-vjeçar. Ka...

Unazat e fejesës, mes kurioziteteve dhe bestytnive, nga Roma e lashtë e deri më sot

Ai, i emocionuar, ulet në gjunjë dhe i kërkon dorën duke hapur një kuti të vogël. Brenda, një unaze me një diamant! Kjo skenë, tipike...

Negociatat e integrimit/ BE synon hapjen e të gjithë grupkapitujve këtë vit

Bashkimi Europian po përgatit qëndrimin për Shqipërinë me qëllim mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në fund të muajit mars. I pranishëm në  Këshillin...

Lajme të tjera

Web TV