Moti i keq shkakton përmbytje historike në këtë shtet, meterologët thirrje të fortë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë zona të Australisë janë përmbytur, helikopterët ushtarakë kanë evakuuar qindra njerëz nga përmbytjet që sipas vendase ndodhin një here në një shekull. Sipas kreut të shërbimeve të ndihmës zonat në veriperëndim të vendit janë nën ujë dhe nuk mund të shihje asgjë nga dendësia e tij.

Shërbimi i motit i Australisë tha sot gjendja kritike e motit do të vazhdoj ende. Shumë komunitete në veriperëndim të vendit apelojnë për ndihmë nga përmbytja record e vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme në Kimberley,  një zonë në shtetin e Australisë Perëndimore me madhësinë e Kalifornisë, u shkaktua nga një ciklon ekstropik që solli reshje të mëdha shiu.

Qyteti i Fitzroy Crossing, një komunitet prej rreth 1,300 banorësh, ishte një nga më të goditurit, me furnizimet që mbërritën me transport ajror pasi rrugët u përmbytën. Vitet e fundit janë parë përmbytje të shpeshta në Australinë lindore për shkak të fenomenit të motit La Nina.

Disa zona lindore janë goditur katër herë nga përmbytjet që nga viti 2022 të shkaktuara nga La Nina, zakonisht të shoqëruara me rritje të reshjeve. Byroja e Meteorologjisë tha sot se intensiteti i shiut ishte zbutur pasi stuhia u zhvendos në lindje në Territorin Verior, por paralajmëroi se përmbytjet rekord vazhduan në Kimberley.

“Shumë rrugë janë të pakalueshme dhe shumë komunitete tani janë të bllokuara tha shërbimi i motit në faqen e tij të internetit.

Lumi Fitzroy arriti 15.81 metra në Fitzroy Crossing të mërkurën, 4 janar, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 13.95 metrash të vendosur në 2002, tha një zëdhënës.

Autoritetet shtetërore të emergjencës paralajmëruan banorët e komuniteteve të tjera të vogla për përmbytje në zonë, e cila përfshin vendpushimin bregdetar të Broome, rreth 2,000 kilometra në veri të kryeqytetit të shtetit Perth. Kryeministri Anthony Albanese i quajti dje përmbytjet “katastrofike” dhe premtoi ndihmë federale.

Lexo edhe :  Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

“Avionët e Forcave të Mbrojtjes Australiane po ndihmojnë komunitetet e goditura nga përmbytjet dhe helikopterët Chinook janë në rrugën e tyre për të ndihmuar në zhvendosjen e banorëve”, thanë autoritetet dje

Të fundit

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

Lajme të tjera

Web TV