I vodhën 120 mijë euro/ Zbardhet dëshmia e plotë e Alda Klosi: Paratë ishin të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e plotë e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit, e cila ra pre e një grabitjeje nga sanitarja e saj.

Në dosjen e plotë hetimore të siguruar nga Top Channel, Klosi ka treguar para grupit hetimor se në banesën e saj janë vjedhur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, të cilat ishin në pronësi të xhaxhait, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja, pasi xhaxhanë e ka të sëmurë me kancer.

Ajo ka pretenduar se këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në SHBA .

Klosi ka pretenduar se ka pasur po ashtu një unazë floriri me medaljonin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoji, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gurë diamanti. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markës Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

“I është marrë deklarim të dëmtuarës Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmijë) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(pese qindëshe) dhe 200(dy qindëshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmijë) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(një qindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Deklaron se ka patur një unazë floriri me medaljonin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Mëri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markës Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino”– thuhet në dosjen hetimore.

Të fundit

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e...

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV