Shqiptari fut në ‘grackë’ 23-vjeçaren greke, e mban peng për tre muaj dhe e shfrytëzon..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 23-vjeçare greke ka rënë  pre e mashtrimit të një shqiptari dhe më pas është vënë nën presion të vazhdueshëm nga ky i fundit i cili nisi ta shfrytëzonte për prostitucion.

Shqiptari fillimisht i është prezantuar grekes si pronar i një lokali nate dhe më pas e detyroi atë të bënte deri në 4 takimë romantiker në ditë për shumën e 150 eurove.

Shpesh kur shqiptari nuk ishte i pranishëm në banesë ai vendoste një roje për t’u siguruar që ajo nuk do të ikte.

Sipas informacioneve e reja ra pre e mashtrimit për shkak të varfërisë.

Sipas Protothema.gr, vajza pas 3 muajsht ka arritur të arratiset nga banesa dhe menjëherë ka shkuar në polic dhe pas denoncimit të saj u bë i mundur arestimi i 33-vjeçarit.

Dosja:

Siç thuhet në shkresat e çështjes, aventura e 23-vjeçares ka nisur kur vajza, siç u ka thënë oficerëve të Nëndrejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, ka takuar shqiptarin, i cili i prezantohej si pronar i një lokali nate në qendër të Athinës dhe i ofroi të punonte si kamariere me fitime të mira, duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej.

Vajza pranoi, por në vend që të punonte në lokal përfundoi në banesën e shqiptarit.

Shqiptari, kur vajza ndodhej në shtëpi, kaloi në fazën e dytë të planit të tij.

Siç thuhet në dosje “që atëherë, dhe për një periudhë afërsisht tre mujore, i pandehuri e ka ndaluar vajzën në mënyrë të paligjshme dhe kundër dëshirës, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e saj, madje duke vendosur “roje” jashtë shtëpisë së tij gjatë orëve që ai mungonte. Për një periudhë prej tre muajsh, vajza bënte katër takime seksuale mesatarisht në ditë për një tarifë prej 150 €, prej të cilave 50 € i korrespondonte tarifës së zyrës, 20 € për të pandehurin që vepronte si shofer dhe 80 € për viktimën.”

Lexo edhe :  Riparimi i banesave në Tiranë, hapen aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Frika, kërcënimet dhe “gardianët” e mbajtën vajzën në “burgun” shqiptar. Të gjitha paratë që mori nga takimet, ajo arriti t’i ruante fshehurazi, për të mundur të shpëtonte nga shtëpia e torturave. Por tutori e kuptoi…

“I pandehuri kuptoi se viktima kishte kursyer në fshehtësi shumën prej 5000 € nga puna e saj dhe për këtë arsye arriti tia merrte duke ushtruar dhunë fizike.”

Ekipi i posaçëm i NënDrejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar pas një hetimi dhe siç thuhet në shënimin informativ “Në mesditën e datës 7 janar, oficerët e policisë së Departamentit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore kanë vënë nën vëzhgim shtëpinë e shqiptarit dhe pasi kanë lokalizuar e kanë arrestar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 6890€, një sasi e vogël kanabis dhe një veturë.”

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e të akuzuarve në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore”

Të fundit

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit...

Lajme të tjera

Web TV