Kadilli del me deklaratën e fortë/ Alibeaj ka të njëjtën sëmundje si Basha dhe Bardhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli e konsideron si një një akt procedurial vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Agron Shehu dhe Belind Këlliçi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se Alibeaj ashtu si Gazment Bardhi dhe ish kryedemokrati Lulzim Basha, merrte vendime proceduriale dhe jo politike.

“Vendimet e grupit të Alibeajt do jenë thjesht proceduriale. Sepse ka një sëmundje grupimi i tij, që nga Bardhi e tek Basha të cilët i trajtojnë çështjet politike si të jenë avokatë. Ndërkohë politika kërkon qëndrime dhe akte politike jo proceduriale sepse nuk mjafton.  Unë nuk jam dakord me vendimet proceduriale”- u shpreh Kadilli.

Sa i takon situatës në Partinë Demokratike, Kadilli tha se asnjë prej palëve nuk po ofronte alternativë për demokratët dhe qytetarët shqiptarë përveçse po luftonin për të marrë lidershipin e partisë.

“Fakti që PD vazhdon të jetë e ndarë, dhe disa persona fshihen pas veprimesh të tërthorta ku mungon baza morale dhe politike, demokratëve u japin vetëm tym dhe rrëmujë. Nuk shoh unë dhe nuk besoj se sheh dritë asnjë tjetër demokrat. Nuk e ka fajin askush përveç lidershipit sepse beteja mes tyre është kush do drejtojë opozitën dhe jo kush mund mazhorancën. Çfarë të duhet foltorja apo vula nëse nuk ke një aksion politik opozitar? Si njëra palë sip ala tjetër nuk po japin përgjigjie as për demokratët as për opozitarët”- shtoi ish kandidati për kreun e Partisë Demokratike.

Kadilli tha se ringritja e Partisë Demokratike mund të arrihej vetëm me largimin e lidershipit të vjetër ku sipas tij përfshihet ish kryeministri Sali Berisha dhe nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se pavarësisht se nuk ishte shfaqur publikisht kishte të bënte me vendimet që po merreshin nga grupimi i Alibeajt.

Të fundit

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Lajme të tjera

Web TV