“Kam një burrë të adhurueshëm!”/ Bashkëshortja e Macron mburret me presidentin francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kam një burrë të adhurueshëm. Ai është një burrë thellësisht i ndershëm dhe i vërtetë.” Këto janë deklaratat e zonjës së parë franceze, Brigitte Macron, në një intervistë të zhvilluar mbrëmë, në rrjetin francez “TF1”.

Brigittetha fjalët më të ndjera për presidentin Emmanuel Macron dhe pranoi se “dëgjon kritikat dhe vepron si transmetuese, duke i përcjellë burrit të saj mesazhet që merr pa i filtruar”.

Madje, ajo pohoi se mundohet të mos e tejkalojë rolin e saj.

“Unë kurrë nuk do t’ia lejoj vetes të them “bëje këtë, bëj atë”, i tha ajo gazetarit francez Gilles Boulot.

Sa i përket nëse Macron do të kërkojë një mandat të tretë në Elysee, Brigitte mbajti distanca të qarta.

“Nuk duhet t’i them nëse dua që ai të kandidojë apo jo në zgjedhje. Kjo ka të bëjë me francezët dhe burrin tim”, shtoi ajo.

Në 25 vite bashkë, Brigitte Macron pretendon se i shoqi nuk ka ndryshuar si person.

“Ai përshtatet me situatat, por në thelb mbetet ai që ka qenë gjithmonë”, tregoi Brigitte.

Ajo, nga ana tjetër, beson se është bërë “pak më e arsyeshme” që kur Emmanuel Macron kaloi pragun e Elysee.

“Kam më shumë kujdes tani se çfarë them”, tha ajo.

E veshur me një xhaketë kadife ulliri me një këmishë të bardhë, bashkëshortja e Macron ka dhënë edhe një herë një recital të bujshëm, siç komenton në mënyrë karakteristike revista franceze “Closer”.

 

Të fundit

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV