S’ka më frikë nga COVID-19 por nga gripi, ja kur pritet të jetë piku në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infektimet dhe shtrimet në spital si pasojë e prekjes nga pandemia e koronavirusit, në vendin tonë janë në nivele të ulëta, ndryshe nga çfarë po ndodh në Kinë. Madje, ekspertët shkojnë deri aty, saqë shprehen se situata është në nivel endemik. Lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë, në një intervistë për “Klan”, ka komentuar mjeku Ilir Alimehmeti. Ky i fundit shprehet se kolapsi që ka përfshirë Kinën, nuk duhet të na frikësojë.

“Situata është relativisht e qetë. Nuk kemi variante të reja përveç Omicron. Të gjitha janë nënvariante po të Omicron. Shifrat janë ulur në mënyrë të vazhdueshme. Shqipëria ka dalë nga faza akute që në Mars 2022, ne e quajmë veten tek faza endemike. Ne nuk duhet të ngatërrohemi me pjesën e Kinës. Në Kinë aktualisht, infeksioni është me një variant të Omicron që në Europë ka 8 muaj që qarkullon, thjesht ato janë një popullatë imunologjikisht e virgjër. Derisa të vendoset imuniteti kolektiv edhe aty, kjo situatë do vazhdojë, por kjo s’duhet të shqetësojë Europën dhe Shqipërinë”.

Nënvariantet e reja të Omicron nuk janë izoluar ende në Shqipëri, por edhe nëse do të jenë prezentë, situata nuk pritet të ndryshojë.

“Nuk ka diferencë klinike me elementet e tjera, ndërkohë që vetë Omicron kishte 80% më pak risk hospitalizimi në raport me Deltën”.

Megjithatë, edhe pse situata me koronavirusin është nën kontroll, të prekurit me grip janë rritur ndjeshëm dhe pritet që infektimet të vinë në rritje në ditët në vijim. Mjekët thonë se virusi është agresiv dhe kohëzgjatja është më e madhe se koronavirusi. Sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti, duhet kujdes për shkak të temperaturës së lartë që mund të shfaqet te disa persona.

Lexo edhe :  Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

“Kemi një situatë e cila është shkaktuar nga dy vitet e mëpërshme kur ka pasur xhirim pak apo aspak të viruseve të gripit, kjo kryesisht për shkak se kishte disa masa kundër Covid-it. Besoj se ka një zbrasëti për një periudhë kohe. Ne mendojmë se viti më pas do vijë më i fortë për sa i përket gripit. Janari është muaji më i rënduar për situatën e virozave respiratore, por mbetet grip, me rreth 3-4 ditë temperaturë relativisht të lartë, për ata që bëjnë klinikë, pra rreth 39 gradë, dhimbje e fortë muskujsh, ndonjëherë ka edhe dhimbje gjoksi, pagjumësi, djersitje të mëdha,”-shtoi epidemiologu.

Ushqime të shëndetshme dhe mosmarrja e antibiotikeve mbetet thelbësore për ta kaluar lehtë. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, fundi i muajit Janar do ketë edhe pikun e infeksioneve resipiratore sezonale, ndaj rekomandojmë kujdes të shtuar.

Të fundit

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Lajme të tjera

Web TV