Pastruese, apo zbuluese thesaresh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Italianët përdorin një shprehje për të thumbuar: “Kush vjedh pak, shkon në burg, kush vjedh shumë, bën karrierë!”. Zhurma e vjedhjes në vendin tonë erdhi nga një person që i karriera për të pastruar “thesare” ju pre në mesë. Zhurma e tenxheres mediatike filloi procesin e fortë të zierjes së informacionit të marrë për një ngjarje që zyrat shtetërore të policisë dhe e prokurorisë po e hetonin. Lajmi plasi si shpërthim i fortë në të gjitha ekranet e portalet e vendit: “Vjedhje në shuma të konsiderueshme parash”. Ky ishte lajmi i parë. Por këtë herë ndryshe nga herët e kaluara, institucionet nuk kishin informuar për shpërthimin e ndonjë banke dhe grabitjen e saj, apo të ndonjë makine me para, as ndonjë gjobë e vendosur ndaj ndonjë biznesi, e lajme të këtyre natyrave që na është mësuar veshi të dëgjojmë rëndomë. Për habi, këtë herë personazhe nuk ishin grupe kriminale të mirë organizuara me maska e me armë grabitësish, por ishte personazh i pamenduar, kishim të bënim një pastruese e thjeshtë shtëpie. Kjo sipas policisë dhe prokurorisë kishte përvetësuar thesarin të cilin kishte zbuluar në banesën që punonte. Qindra mijëra euro apo qindra miliona lekë e sende të çmueshme, çfarë i kishte parë syri të gjorës gjatë punës ja kishte zënë dora. Ndoshta as në ëndrra nuk e kishte parë veten , qoftë edhe për ta testuar përballë shumave të tilla. Ndoshta ky është rasti i parë i bërë publik, me thënë të drejtën e për të qënë sa më i sinqertë me lexuesit e këtij shkrimi, unë nuk besoj që është i vetëm, do ketë patur dhe të tjerë por kanë kaluar në heshtje dhe të menaxhuara në forma të tjera. Sepse histori të tilla hapin një zinxhirë vjedhjesh, apo problematika të ndryshme. Ku përfundon nga denoncues, në i denoncuar, nga i dëmtuar në dëmtues. E kthehet sidomos në vendin tonë histori të ngjashme me ato të kthyera në programe televizive, pra në telenovela. Prandaj unë në këtë shkrim dua të nxjerrë çfarë është e “Dobi-shme” për opinionin për shoqërinë, e jo të kaloj nga gazetaria në hetuesi. Nuk dua të nxjerrim fajtorin, por të kutpojmë çfarë ndodh e çfarë duhet të korigjojmë. Të gjithë ne e dimë që personazhet nuk janë vetëm dy apo tre veta, kjo është mëse e kuptueshme. Zhurma e këtij lajmi nuk ishte se një pastruese vodhi thjeshtë banesën e personit që i kishte dhënë dhe besuar punën. Jo, zhurma erdhi sepse kishim të bënim me një ish zyrtare, të cilës i kishin vjedhur shuma të konsiderueshme parash, të cilat sipas ligjeve duhet të jenë para të deklaruara nga rrjedhin, duhet burimi i përfitimit të tyre. Këtë gjë zyrtarja ka kohën dhe mundësin ta vërtetojë pranë organeve ligjore, por informacionet janë që zonja Dobi nuk ka pastruar vetëm pasurinë e ish zyrtares, por edhe pasuri të tjera, të marra në shtëpi të tjera të cilat i kishte fshehur në tubat e aspirimit. Znj.Dobi tashmë nuk është thjeshtë një pastruese që vodhi diçka, ajo me dashje apo jo është një personazh, që do e quaja zbuluese thesaresh. Ajo dinte ku të punonte çfarë duhet të pastronte? Interesi opinionit publik nuk është më tek znj.Dobi, as tek ish zyrtarja, por sa pasuri zoterojnë zyrtarët dhe shtetarët tanë, që mund të jenë vendosur duke vjedhur nga pasuria e përbashkët. Shkrimtari anglez Thomas Fuller thoshte “Cakto një hajdut për të kapur një hajdut” . Kjo është një ngjarje e pazakontë, që mund të sjelli zbulimin e një miniere e cila ndodhet në apartamentet e drejtuesve apo zyrtarëve tanë. “Vjedhja është një zanat i vështirë, duhet njerëz seriozë, jo si ju! Ju, më së shumti… mund të shkoni e të punoni!” thotë Marcello Mastroianni. E mqs e nisa me shprehje italianësh po e mbyllë me një të tillë.

Të fundit

Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës!

Nga Lutfi Dervishi Në një ditë të tejmbushur me politikë dhe SPAK, me protesta dhe zhurmë, zëri i një 17-vjeçare...

Zotohet Berisha/ Sa të vij në pushtet, do të ndaloj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se kur PD të vijë në pushtet do të ndalojë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit...

Kuvendi shkarkon nesër kreun e Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët

Kuvendi do të shkarkojë nesër në seancë plenare anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Me votat e deputetëve do të shkarkohet edhe kreu...

SHBA/ Çmimet në janar shënuan rritjen më të madhe në këto 18 muajt e fundit

Në janar, çmimet për konsumatorët në SHBA shënuan rritjen më të madhe që nga gushti i vitit 2023, duke u rritur me 0.5%. Kjo rritje...

Pas rreth 7 orësh seancë për Erion Veliajn, GJKKO tërhiqet për vendim

Përfundon pas 6 orësh seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erjon Bani tërhiqet për vendim. Të fundit që parashtruan argumentet e...

Lajme të tjera

Web TV